Home > Other Publications > Aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët rreth trafikimit në njerëz.

Sot, në shkollën 9-vjecare “Osman Myderizi” së bashku me Zv. Drejtoreshën Znj. Alma Laze si edhe me Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët.

Mbi 120 nxënës të klasave të 8-ta dhe të 9-ta u informuan sot rreth trafikimit në njerëz, punës dhe shërbimeve që ofron D&E në ndihmë të viktimave të trafikimit.

Fëmijët kishin përgatitur piktura e posterà ndërgjegjësues në shenjë sensibilizimi në luftën kunder trafikimit.

Së bashku ne mundemi!
Luftojme trafikimin!