Në përgjigje të nevojës si pasojë e situatës së krijuar prej Covid-19 me mbështetjen e “Arise Foundation” organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me të gjitha Pmf-të e Tiranës ka kontribuar për t’ju përgjigjur të gjitha nevojave të ngutshme të shumë familjeve në nevojë.
Pjesë e rasteve të ndihmuara kanë qënë përfituese të programit të riintegrimit të “D&E”, familje në nevojë përfshirë edhe komunitetin Rom dhe Egjiptian gjithashtu edhe persona që kanë kontaktuar përmes platformës #mëmirësëbashku.
Në një hark kohor një mujor total janë shpërndarë 64 pako ushqimore ndër të cilat 38 pako për komunitetin Rom dhe Egjiptian, 9 pako ushqimore për rastet “D&E” që asistohen në apartamente, 5 raste të referuara nga platforma #mëmirësëbashku dhe 12 familje në Shkozë, Kashar, Tiranë të cilat kanë kanë pasur problematika të tilla si; dhunë në familje, probleme me shëndetin mendor,fizik, të prekur nga tëmeti, të pastrehë etj.
Gjatë shpërndarjes së ndihmave për të minimizuar ekspozimin ndaj virusit Covid-19, të gjithë punonjësit e PMF janë pajisur me të gjitha pajisjet e mbrojtjes kundër virusit Covid-19.
“Të Ndryshëm & Të Barabartë” falenderon “Arise Foudation” për mbështetjen e dhënë në realizimin e kësaj nisme të gjërë humanitare si dhe në të njëtën kohë të gjitha Pmf-të në Tiranë apo aktorët e tjerë që ndihmuan në implementimin e këtij projekti.