#MëMirëSëBashku është një platformë e pavarur, vullnetare, jo-fitimprurëse, e përbërë nga organizata të shoqërisë civile dhe profesionistë. E krijuar nën rrethanat pandemisë Covid-19 vizioni i saj është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtësojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Ndërkohë misioni i platformës fokusohet në funksionimin si një urë lidhëse me donatorë, individë, aktorë të institucioneve publike në ndihmë të familjeve në nevojë dhe së fundmi edhe bizneseve të vogla.
Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” si pjesë aktive e kësaj platforme lobon fuqishëm për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë personave në situatë vulnerabël. Për ta bërë sa më të lehtë përballimin e pandemisë kjo platformë është përqëndruar në sigurimin e mbështetjes direkte të familjeve në nevojë si edhe vënien në dispozicion të informacioneve lidhur me shërbimet immediate, mekanizmat e kërkimit të ndihmës, këshillim online mbi çështjet ligjore dhe shëndetin mendor si dhe menaxhimit të situatës së krijuar si pasojë e izolimit.
Përfshirja sociale për të kontribuar në suport të kategorive vulnerabël mbetet një akoma një sfidë prandaj për t’a bërë më të lehtë këtë procces kërkojmë bashkëpunimin tuaj në ndihmë të personave që kanë nevojë për mbështetjen tonë.
Ne jemi të gjithë, ne jemi më mirë së bashku, bashkë do ja dalim.
#memiresebashku #bettertogether #solidaritet #mbeshtetje #bashkedotiadalim