Home > Other Publications > Këshilla për të përballuar stresin dhe ankthin e izolimit për shkak të Covid-19

Mësoni si të mbroni veten dhe qëndroni të informuar

  • Informohuni në mënyrë të vazhdueshme, kështu do të keni djeni për masat kufizuese, këshillat e sigurisë dhe si të ruani shëndetin tuaj/ familjarëve tuaj etj.
  • Ndiqni burime të besueshme informacioni p.sh Ministria e Shëndetësisë, autoritetet lokale të shëndetit publik, Organizata Botërore e Shëndetit etj.
  • Kufizoni kohën dhe mënyrën e përditësimit me lajmet e reja mbi situatën, p.sh mund të mjaftoheni duke vendosur një orar të caktuar të ditës për këtë qëllim.

KUJDES! Ndjekja e vazhdueshme e lajmeve dhe burimeve në media sociale mund të kthehet në një nxitës të ankthit dhe  në vend që ta lehtësojë atë.

Përqëndrohuni te gjërat që mund t’i kontrolloni

  • Kur e ndjeni veten të frikësuar nga situata që po jetojmë, përpiquni ta zhvendosni vëmendjen tek gjërat që mund t’i kontrolloni.

Për shembull, nuk mund të kontrolloni shpërthimin e koronavirusit në qytetin ose vendin tuaj, por mund të merrni masa për të zvogëluar rrezikun tuaj personal (dhe rrezikun që do ta përhapni pa vetëdije te të tjerët), siç janë:

➢ Larja e duarve shpesh (për të paktën 20 sekonda) me sapun dhe ujë, ose një dezifektues dore që përmban të paktën 60% alkool.

➢Shmangni prekjen e fytyrës tuaj (veçanërisht syve, hundës dhe gojës).

➢Respektoni distancimin social

➢Ndiqni të gjitha rekomandimet nga autoritetet shëndetësore.

Përdorni teknologjinë për t’u lidhur me familjarët dhe me të njohurit tuaj

  • Mos lejoni që bisedat tuaja të dominohen nga tema COVID 19, është e rëndësishme të largoheni për pak kohë nga kjo temë dhe të flisni për gjëra të tjera , dhe të shijoni njëri- tjetrin.
  • Emocionet janë “ngjitëse”, përpiquni të mos përçoni shqetësim dhe frikë tek njëri -tjetri gjatë komunikimit.
  • Nëse nuk keni një grup social apo dikë që të flisni, përdorni linjat e këshillimit on-line.

Kujdesuni për trupin dhe shpirtin tuaj

  • Pranoni ndjenjat tuaja. Cfarëdo lloj emocioni ju sjell kjo situatë, kuptoni që është normale. Jepni kohë vetes për të kuptuar ndjenjat tuaja dhe ndajini ato më të tjerët.
  • Mbani një rutinë ditore. Edhe pse jeni në shtëpi gjithë kohën, përpiquni t’i përmbaheni orarit të rregullt të gjumit, të ushqyerit, të kujdesit për veten etj.
  • Kushtojni kohë aktiviteteve që ju pëlqejnë. Lexoni një libër të mirë, shikoni një komedi, një lojë , një gatim të ri etj. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni, për sa kohë që ju ndihmon të largoheni nga shqetësimet tuaja.
  • Dilni në oborr ose ballkon herë pas herë. Dielli dhe ajri i freskët do ju bëjë të ndiheni më mirë.
  • Gjeni kohë për të kryer arktivite fizike. Qëndrimi aktiv do t’ju ndihmojë të çlironi ankthin, të lehtësoni stresin dhe të menaxhoni gjendjen shpirtërore. Shikoni në internet për video ushtrimesh që mund të ndiqni.

Ndihmoni të tjerët

(kjo do t’ju bëjë të ndjeheni mirë)

  • Pjesa më e madhe e ankthit që shoqëron pandeminë COVID -19 rrjedh nga fakti i të qënit të pafuqishëm përpara asaj që po ndodh.
  • Bërja e veprimeve të sjellshme dhe të dobishme për të tjerët mund t’ju ndihmojë të rimerrni një sens kontrolli mbi jetën tuaj – si dhe ti shtoni kuptimin dhe qëllimin asaj.
  • Edhe pse në situatë izolimi dhe distancimi social, ka shumë gjëra që mund të bëni për të ndihmuar të tjerët.

– Ndoshta një fqinj i moshuar ka nevojë për ndihmë me sende ushqimore? Ju gjithmonë mund të lini pako në pragun e tyre për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë.

– Mbase ata thjesht duhet të dëgjojnë një zë miqësor dhe qetësues përmes telefonit. Të qenit një ndikim pozitivnë këto kohë me ankth mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë edhe për situatën tuaj.  Ji i sjellshëm ndaj të tjerëve!

Ndiheni të mbingarkuar emocionalisht për shkak të izolimit lidhur me COVID -19?

KËRKONI NDIHMË!

Kë mund të kontaktoni?

   “Të Ndryshëm & Të Barabartë” ofron ndihmë psikosociale falas në ndihmë të viktimave të trafikimit, abuzimit seksual dhe dhunës në familje nëpërmjet:

  ✅ Linjës së Këshillimit për Viktimat e Krimit

         ?Tel: +355 67 2200 400

   ✅ Njesitë Lëvizëse

       ?Tel: +355 68 466 5927

       ?Tel: +355 68 336 6772

   ?Mund të na kontaktoni edhe në inbox-in e faqes në Facebook ose Intagram.

Ky artikull realizohet në kuadër të fushatës “Nga e Para”

Referenca:

www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/situation-reports

www.who.int/docs/default-source/coronaviruse/mental-health-considerations.pdf

www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019

www.epi-win.com/

www.interagencystandingcommittee.org/other/interim-briefing-note-addressing-mental-health-andpsychosocial-aspects-covid-19-outbreak

www.sanctuaryforfamilies.org/safety-planning-covid19

www.services.unimelb.edu.au/counsel/resources/wellbeing/coronavirus-covid-19-managing-stress-and-anxiety