Terma Reference
Vendi i punes: Qendra e Riintegrimit, Tiranë
Pozicioni: Mjeke
Kohezgjatja: 1 vit
Funksione të Përgjithshme:
Nën supervizimin dhe në përputhje me këshillat e marra nga Menaxherja e Qendrës së Riintegrimit, Mjeku do të jetë përgjegjës për adresimin e nevojave mjekësore të viktimave të trafikimit të akomoduara në Qendrën e Riintegrimit.
Detyra specifike për mjekun:
• Asistence e pergjitheshme mjekësore për rastet që mund të mbulohen nga mjeku
• Dhenia e mjekimit me recete për përfitueset për rastet që marrin mjekim
• Shoqërimi i vajzave në spital, maternitet dhe klinika si në rastet urgjente ashtu edhe kur është nevoja për kontroll mjekesor apo ndjekje nga mjeku
• Asistencë shëndetesore për femijet e rasteve në bashkepunim dhe me konsultoren
• Përgatitja dhe organizimi i dosjeve mjekësore për rastet ne programin e ndihmes si dhe hapja e dosjeve për rastet e reja
• Vleresimi dhe identifikimi i nevojave mjekësore per rastet dhe lënia e porosive mjekësore në protokoll
• Informim dhe edukim shendetesor për përfitueset e qendrës
• Ndërmjetesim me institucionet e shëndetit për adresimin e nevojave shëndetesore të përfitueseve
• Raport mujor me shkrim për shërbimet e kryera nga mjeku
• Përgatitja e një dosje për shërbimet mjekësore
• Marrja pjesë në mbledhjet administrative të stafit
• Detyra të tjera
Kualifikime:
Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme. Të paktën 3 vjet experience pune. Mbajtja e standarteve dhe e nje pune të mirë kur punon nën presion dhe trajtimi me qetësi i situatave të emergjencës. Posedimi i aftesive edukative dhe te kujdesit. Aftësi komunikuese, negociuese dhe intervistuese. Të qënit diskret, mbështetëse e procedurave konfidenciale dhe rregullave të sigurisë dhe nxitëse për rezultatet. Të qënit e përgjegjëshme dhe kerkimi i suportit per te perballuar sfidat emocionale dhe mendore të ngritura nga puna me viktimat e trafikimit. Eksperiencë e mëparshme në fushën e trafikimit është një avantazh.
Gjuhët: Njohuri bazë të gjuhës angleze.
Për të aplikuar: Mund të dergoni CV tuaj, dy referenca dhe një letër shoqëruese përpara datës 31 Mars 2017
në:
Adresën e E-mail-it të D&E: different&equal@icc-al.org