Home > Other Publications > Mbremje Bamiresie

Organizata “ Të ndryshëm dhe Të Barabartë”, organizoi një mbrëmje bamirësie në ndihmë të viktimave të trafikimit. Me mbështetjen e shumë partnerëve e donatorëve, miqve të mirë artistë e biznesmenë kjo mbrëmje u finalizua me sukses. Patëm nder dhe kënaqësi që kjo mbrëmje të moderohej nga aktore/regjiszore Znj. Rozi Kostani. Pjesë e kësaj mbrëmjeje ishin edhe Sopranoja e mirënjohur Znj. Arlinda Morava, këngëtarja Rozana Radi,si edhe u lancua videoklipi i këngës “JETO” të përgatitur nga Organizata “ Të ndryshëm dhe Të Barabartë” me qëllim ndërgjegjësimin mbi trafikimin,kënduar nga Juliana Pasha, Kompozitor Adi Hila, Teksi Olti Curri. Argëtim, muzikë, shorte e ankand i heshtur finalizuan këtë mbrëmje bamirësie.
Mirënjohje e respekt për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj !