Home > Rreth Nesh

Vizioni“Ne besojmë në një shoqëri pa trafikim, shfrytëzim apo diskriminim, ku çdo njëri ti respektohen të drejtat dhe I jepen mundësi të barabarta“

 

Misioni: D&E është një organizatë jo-fitimprurëse e përkushtuar për të dhënë shërbime cilësore për ri/integrimin e viktimave të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të abuzimit, dhe për të përmirësuar kontekstin ligjor, institucional dhe social për të parandaluar dhe luftuar këto shkelje të të drejtave të njeriut.

“Të Ndryshëm & Të Barabartë” është një anëtar aktiv i shoqërisë civile përmes:

  • Shërbime për reintegrimin e viktimave shqiptare të trafikimit dhe fëmijëve të tyre përfshirë shërbime rezidenciale dhe komunitare;
  • Aktivitete për lehtësimin dhe rritjen e aksesit të viktimave të trafikimit në shërbimet publike;
  • Ndërgjegjësimi i komunitetit për pasojat e trafikimit dhe të drejtat e viktimave të trafikimit;
  • Aktivitete për vlerësimin e tregut formal të punës dhe rritjen e aksesit të viktimave në të;
  • Mbështeje financiare dhe teknike për gjenerim të ardhurash dhe vetëpunësim;
  • Trainim për OJF dhe institucione shtetërore;
  • Studime dhe vlerësime të proçesit të riintegrimit të viktimave të trafikimit;
  • Pjesëmarrje në proçesin e identifikimit të viktimave të trafikimit;
  • Informacion dhe këshilla teknike për hartimin e ligjeve dhe legjislacionit për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Dhe shtyllat kryesore në të cilat D&E është fokusuar janë:

  • Asistencë direkte për vajzat dhe grate viktimat ë abuzimit, trafikimit dhe dhunës në familje;
  • Kontributi në kthimin e asistuar të viktimave të trafikimit, VMT apo viktima të dhunës në familje;
  • Asistencë direkte për meshkuj viktima të trafikimit, abuzimit dhe dhunës.
  • Rritja e përpjekjeve për identifikimin e viktimave /viktima vetë mundshme të trafikimit;
  • Rritja e përpjekjeve për fuqizimin ekonomik të viktimave të trafikimit;
  • Avancimi i bashkëpunimit me ofruesit e shërbimit dhe me institucionet shtetërore lokale;
  • Aktivitete për rritjen e të drejtave të viktimave të trafikimit në Shqipëri;
  • Aktivitete për parandalimin e dhunës seksuale dhe trafiikimit;
  • Fuqizimi I të rinjve në rrezik për të zhvilluar fushata ndërgjegjësuese anti-trafikim.