Artikujt e fundit

ART PER LIRI

Në kuadër të Ditës Botërore kundër Trafikimit në Persona, rrjeti "URAT" celi aktivitetin 2 ditor " Art pêr Liri" ...
Lexoni Më Tepër

Alternativa e përkujdesit mbasdite në Cerdhen dhe Kopështin e integruar ” Shkozë e Re”

Fëmijët tanë janë duarartë 🙏😇 Në alternativën e përkujdesit mbasdite në Cerdhen dhe Kopështin e integruar " Shkozë e Re" ...
Lexoni Më Tepër

Ceremoni Mirenjohje

Në "Ceremoninë e Mirënjohjes" dedikuar të rinjve të Qarkut Lezhë, Kukës, Dibër dhe Tiranë për punën fantasike që bënë në ...
Lexoni Më Tepër

“Të Ndryshëm & Të Barabartë” është organizatë shqiptare jofitimprurëse e krijuar në Maj të vitit 2004 që ofron shërbime riintegruese për viktimat shqiptare të trafikimit.

Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve të organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë” udhëhiqen dhe përmbushin linjat e strategjive dhe planeve të veprimit kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe detyrimet e organizatës si Anëtare e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për viktimat e trafikimit. Qysh prej 2004, “Të Ndryshëm & Të Barbartë” kontribuon në këto linja me:

  • Shërbime për reintegrimin e viktimave shqiptare të trafikimit dhe fëmijëve të tyre përfshirë shërbime rezidenciale dhe komunitare;
  • Aktivitete për lehtësimin dhe rritjen e aksesit të viktimave të trafikimit në shërbimet publike;
  • Ndërgjegjësim i komunitetit për pasojat e trafikimit dhe të drejtat e viktimave të trafikimit;
  • Aktivitete për vlerësimin e tregut formal të punës dhe rritjen e aksesit të viktimave në të;
  • Mbështeje financiare dhe teknike për gjenerim të ardhurash dhe vetëpunësim;
  • Trainime për OJF dhe institucione shtetërore;
  • Studime dhe vlerësime të procesit të reintegrimit të viktimave të trafikimit;
  • Pjesëmarrje në procesin e identifikimit të viktimave të trafikimit;
  • Informim dhe konsulencë teknike për hartimin e akteve ligjore e nënligjore për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

 

 

Të Ndryshëm & Të Barabartë

Me Shume