Artikujt e fundit

Fushata e ndërgjegjësimit “Nga e para”

Fondi i emergjencës Covid-19 “Arise Foundation” në mbështetje të familjeve të riskuara.

Në përgjigje të nevojës si pasojë e situatës së krijuar  prej Covid-19  me mbështetjen e “Arise Foundation”  organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me  të gjitha  Pmf-të e Tiranës ka kontribuar  për t’ju  përgjigjur  të gjitha nevojave të ngutshme të shumë familjeve në nevojë. Pjesë  e rasteve të ndihmuara kanë qënë  përfituese të [...]

#MëMirëSëBashku

#MëMirëSëBashku është një platformë e pavarur, vullnetare, jo-fitimprurëse, e përbërë nga organizata të shoqërisë civile dhe profesionistë. E  krijuar nën rrethanat pandemisë Covid-19 vizioni i saj është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtësojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Ndërkohë misioni i platformës [...]

Këshilla për të përballuar stresin dhe ankthin e izolimit për shkak të Covid-19

Mësoni si të mbroni veten dhe qëndroni të informuar Informohuni në mënyrë të vazhdueshme, kështu do të keni djeni për masat kufizuese, këshillat e sigurisë dhe si të ruani shëndetin tuaj/ familjarëve tuaj etj.

“Të Ndryshëm & Të Barabartë” është organizatë shqiptare jofitimprurëse e krijuar në Maj të vitit 2004 që ofron shërbime riintegruese për viktimat shqiptare të trafikimit.

Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve të organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë” udhëhiqen dhe përmbushin linjat e strategjive dhe planeve të veprimit kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe detyrimet e organizatës si Anëtare e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për viktimat e trafikimit. Qysh prej 2004, “Të Ndryshëm & Të Barbartë” kontribuon në këto linja me:

  • Shërbime për reintegrimin e viktimave shqiptare të trafikimit dhe fëmijëve të tyre përfshirë shërbime rezidenciale dhe komunitare;
  • Aktivitete për lehtësimin dhe rritjen e aksesit të viktimave të trafikimit në shërbimet publike;
  • Ndërgjegjësim i komunitetit për pasojat e trafikimit dhe të drejtat e viktimave të trafikimit;
  • Aktivitete për vlerësimin e tregut formal të punës dhe rritjen e aksesit të viktimave në të;
  • Mbështeje financiare dhe teknike për gjenerim të ardhurash dhe vetëpunësim;
  • Trainime për OJF dhe institucione shtetërore;
  • Studime dhe vlerësime të procesit të reintegrimit të viktimave të trafikimit;
  • Pjesëmarrje në procesin e identifikimit të viktimave të trafikimit;
  • Informim dhe konsulencë teknike për hartimin e akteve ligjore e nënligjore për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.