Qëllimi i projektit:
Të rriten përpjekjet për identifikimin proaktiv dhe riintegrimin e qëndrueshëm të viktimave të trafikimit në Shqipëri.
Objektivat specifike:
- Të ofrojë shërbime riintegruese gjithëpërfshirëse për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit.
- Të mbështesë Njësitë Lëvizëse për identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit
- Të rritet ndërgjegjësimi i komunitetit për trafikimin në persona
- Të kontribuojë në implementimin e Politikave Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Qënjeve Njerëzore në Shqipëri dhe Mekanizimit Kombëtar të Referimit.
Donator: Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK)
Periudha: 01.01.2021 – 31.12.2021