Home > Postime Te Tjera > Bashkëpunimi për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve të trafikimit dhe dhunës

Më 24 maj u organizua një aktivitet i tryezës së rrumbullakët nga partnerët e projektit, me titull “Bashkëpunimi për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve të trafikimit dhe dhunës”, në ambientet e Shtëpisë së Evropës. Ky aktivitet korrespondon me nisjen e projektit.

Qëllimi kryesor i tryezës së rrumbullakët ishte ngritja e vetëdijes së aktorëve kyç në nivel lokal dhe qendror, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të ambasadave etj., për një iniciativë të re që synon rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri ofrimin e shërbimeve të riintegrimit të viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje dhe arritjen e një harmonike përfshirje sociale të ish-viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje, kryesisht nëpërmjet zgjidhjeve të fuqishme të fuqizimit ekonomik.

[1]Folësit kryesor të tryezës ishin: Shkëlqesia e saj Znj. Ambasadorja Romana Vlahutin- Delegacioni Europian,  Znj. Eglantina Gjermeni Deputete e Parlamentit Shqiptar / Kryetare e Nënkomitetit për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Grave, Znj. Ardiana Jaku, Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Z. Stavri Lako – Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe znj. Anila Trimi – Ministria e Brendshme.

Partnerët e projektit vlerësuan lartë angazhimin personal dhe institucional të të gjithë folësve kryesorë të tryezës së rrumbullakët dhe veçanërisht të Shkëlqesia e saj Znj. Ambasadorja Romana Vlahutin në mbështetje të mbrojtjes dhe riintegrimit të qëndrueshëm të viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhanë gjithashtu opinione dhe rekomandime të vlefshme të nevojshme për rritjen e mbrojtjes, ndihmës dhe fuqizimit të viktimave të mëparshme në shoqërinë shqiptare. Gjithsej 62 persona morën pjesë në tryezën e rrumbullakët.

Tryeza u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian në Shqipëri.