Home > Postime Te Tjera > Ceremonia e hapjes së fushatës së të mbijetuarave të trafikimit në ndihmë të viktimave të trafikimit.

Dje është zhvilluar ceremonia e hapjes së fushatës së të mbijetuarave të trafikimit në ndihmë të viktimave të trafikimit.

Slogani i fushatës se tyre është: “Une jam Si Ti! Une ja dola mbane! Edhe ti mundesh!”

Kjo është një fushatë që erdhi si ide nga vetë të mbijetuarat e trafikimit të cilat po riintegrohen në jetën sociale pas eksperiencës së dhimbshme të trafikimit. Ne si organizatë jemi përpjekur t’jua lehtesojmë procesin e dizenjimit të fushatës duke i kthyer idetë e tyre në art, materiale informative, etj.. Kjo fushatë fillon sot dhe do të kulmojë në datën 30 Korrik në ditën ndërkombëtare kundër trafikimit.

Cdo muaj janë parashikuar një sërë aktivitetesh sensibilizuese përfshirë aktivitete artistike me mesazhe sensibilizuese:

– Ekspozita fotografike me të njëjtin titull si sllogani i fushatës është aktiviteti i parë i fushatës. Gjatë aktivitetit u prezantua edhe një Photo voice (historia e një viktimë trafikimi e transmetuar me foto), si edhe posteri i fushatës.

– Fotografitë e ekspozitës së bashku me disa poezi të krijuara nga VeT do të bëhen pjesë të albumi fotografish, që do të publikohet dhe do të shpërndahet për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjërë/ vetë viktimave të trafikimit.

– Fushatë e gjerë anti –trafikim do të bëhet në median sociale e drejtuar nga vetë viktimat (mesazhe/ poezi etj)

– Adezive me fakte në lidhje me fenomenin e trafikimit në persona/ mesazhe kundër trafikimit do të ngjiten në sediljet e autobuzëve të disa prej linjave të kryeqytetit

– Instalacion– Silueta me histori njerezore/ Etyt artistik

– Video me aktivitetet e fushatës