Home > Forum
#MëMirëSëBashku
 
Notifications
Clear all

#MëMirëSëBashku

1 Posts
2 Users
0 Likes
3,789 Views
(@different-and-equal)
Admin
Joined: 4 years ago
Posts: 5
Topic starter  

#MëMirëSëBashku është një platformë e pavarur, vullnetare, jo-fitimprurëse, e përbërë nga organizata të shoqërisë civile dhe profesionistë. E  krijuar nën rrethanat pandemisë Covid-19 vizioni i saj është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtësojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Ndërkohë misioni i platformës fokusohet në  funksionimin si një urë lidhëse me donatorë, individë, aktorë të institucioneve publike në ndihmë të familjeve në nevojë dhe së fundmi edhe bizneseve të vogla.

Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë”  si pjesë aktive e kësaj platforme  lobon fuqishëm për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë personave në situatë vulnerabël. Për ta bërë sa më të lehtë përballimin e pandemisë  kjo platformë është përqëndruar në sigurimin e mbështetjes  direkte të familjeve në nevojë si  edhe vënien në dispozicion të  informacioneve  lidhur me shërbimet  immediate, mekanizmat e kërkimit të ndihmës, këshillim online mbi çështjet ligjore dhe shëndetin mendor si  dhe menaxhimit  të situatës së krijuar si pasojë e izolimit.

Përfshirja sociale  për të kontribuar në suport të kategorive vulnerabël  mbetet  një akoma një sfidë  prandaj për t’a bërë më të lehtë këtë procces  kërkojmë bashkëpunimin tuaj në ndihmë të personave  që kanë nevojë për mbështetjen tonë.

Ne jemi të gjithë, ne jemi më mirë së bashku,  bashkë do ja dalim.
#memiresebashku #bettertogether #solidaritet #mbeshtetje #bashkedotiadalim


   
Quote

Leave a reply

Author Name

Author Email

Title *

 
Share: