Home > Fushata ndërgjegjësuese e të mbijetuarave të trafikimit “Unë jam si ti! Unë rimora në dorë jetën time! Edhe ti mundesh!" Prill – Korrik 2018

Ekspozita me foto

Në datën  19 Prill 2018 u realizua ceremonia e hapjes së fushatës ndërgjegjësuese “Unë jam si ti! Unë rimora në dorë jetën time! Edhe ti mundesh!”.  Sipari i kësaj fushate u çel me përgatitjen dhe publikimin e posterit të fushatës si edhe me një ekspozitë kuptimplotë fotografish të përgatitura nga vetë të mbijetuarat e trafikimit. Fotot e ekspozitës jo vetëm përshkruanin trafikimin, shfrytëzimin, dhunën ashtu si të mbijetuarat e trafikimit e kanë parë dhe  përjetuar, por mbi të gjitha jepnin mesazhe shprese dhe besimi për një të ardhme ndryshe, plot dinjitet dhe dashuri.  Ftohtësia  e fotove të para bardhë e zi  ia lë vendin atyre  plot dritë e ngjyrë, duke bërë kështu një kalim gradual  nga e shkuara e errët  tek e ardhmja.

Një photovoice (historia e një viktimë trafikimi e ilustruar me foto) ishte përgatitur në kuadër të fushatës dhe u shfaq  gjithashtu gjatë ceremonisë së hapjes së fushatës.

Ekspozita qëndroi e hapur për një muaj në ambientet e Qëndrës Rinore dhe u vizitua nga përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile, studentë, nxënës shkollash etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Albumi

Të gjitha fotografitë e ekspozitës u përmblodhën në një album fotografik. Secila foto e albumit përforcohet me thënie të rë realizuara nga vet të mbijetuarat.

 

 

 

 

 

 

Video ndërgjegjësuese

Në kuadër të fushatës një video e shkurtër  ndërgjegjsuese u përgatit dhe filloi të transmetohej në monitorët e disa prej  linjave të Transportit Urban të Tiranës. Videoja paraqet fakte konkrete mbi përmasat e skallavërisë moderne.


Instalacioni

Fushata kulmon me  vendosjen e një një instalacioni  ndërgjegjësues në parkun Rinia. Inagurimi do realizohet në datën 30 Korrik, Ditën Ndërkombëtare kundër Trafikimit në Persona. Ashtu si të gjitha aktivitetet paraardhëse edhe në këtë rast autorësia i përket të mbijetuarave të trafikimit. Ftohen të solidarizohen ndaj tij të gjithë pjesëtarët e shoqërisë civile e më gjerë pasi viktimat e trafikimit më shumë se kurrë kanë nevojë për njohjen dhe mbështetjen e të gjithëve.