Home > Projekte > Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e Viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)

Zonat e projektit: 
Bashkia Shkodër

Qëllimi i përgjithshëm:

Zgjerimi i modeleve ekzistuese të shërbimeve të kujdesit social, arsimit gjithëpërfshirës dhe punësimit të grupeve në rrezik në Bashkinë e Shkodrës, përmes fuqizimit të viktimave të trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore përmes biznesit social, arsimit të avancuar dhe kujdesit ndaj fëmijëve të viktimave.

Shtyllat kryesore të projektit:

Rezultatet e pritshme te projektit:

  • Rritjen e njohurive dhe përvojës së Bashkisë Shkodër për të hartuar dhe zbatuar ofrimin e shërbimeve sociale të integruara.
  • Rritjen e bashkëpunimit midis shoqërisë civile dhe Bashkisë.
  • Rritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë të strukturave të kujdesit social të Bashkisë Shkodër.
  • Rritjen e aftësive dhe njohurive të të mbijetuarave përmes ndërhyrjeve në arsimim dhe punësim.
  • Rritjen e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve privatë duke përfshirë sektorin e biznesit, shoqërisë civile dhe bashkisë.

Donator:

Bashkimi Evropian në Shqipëri në kuadër të programit “Mbështetja e BE-së për Përfshirjen Sociale në Shqipëri”.

Kohëzgjatja:

Maj 2022 – Prill 2025