Qëllimi i projektit: Të mbështesë prindërit në kryerjen e përgjegjësisë së tyre për rritjen e fëmijëve nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të përshtatura për nevojat e fëmijëve të familjeve dhe nënave të prekura nga trafikimi, dhuna në familje dhe vështirësitë ekonomike / punësimit, si edhe rritja e kapaciteteve të institucioneve publike në Bashkinë e Tiranës për të ndërmarrë një qasje të ngjashme.
Objektivat specifike:
• Të rriten përfitimet e fëmijëve nga sistemi i edukimit dhe zhvillimit publik dhe privat;
• Të parandalohet kequshqyerja e fëmijëve, problemet e shëndetit dhe të sigurisë, neglizhenca dhe braktisja për shkak të vështirësive të punësimit të prindërve;
• Të avokohet për të drejtat e familjes dhe fëmijës përmes veprimeve konkrete;
• Të krijohen modele të kujdesit të fëmijëve para shkolle/ pas shkolle nga institucionet publike dhe jopublike;
Periudha: Dhjetor 2016 – Qershor 2018
Donator: Save the Children & Terre Des Hommes/ Ky projekt financohet me fonde nga Bashkimi Europian.