J, 18 vjeç ..
J. ka pasur një fëmijëri të vështirë. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte shumë e vogël. Ajo u rrit me babain i cili pasi u rimartua me një grua tjetër, përfundoi në burg. Tashmë e vetme dhe e keqtrajtuar nga njerka vendosi të shkonte të jetonte në shtëpinë e xhaxhait . Një ditë, kur ai ishte i dehur abuzoi me të. Ajo largohet nga shtëpia. I kërkon ndihmë një gruaje e cila dukej të ishte një person i mirë dhe shkon në shtëpinë e saj. Kurrë nuk e kishte menduar që ajo do të përfitonte nga vulnerabiliteti i saj dhe do ta shfrytëzonte për prostitucion. Deri sa një ditë ajo u shpëtua nga policia.
Në Pjesën më të madhe të viktimave të shfrytëzimit seksual, 99% e tyre janë gra dhe vajza