Home > Njoftime > Arkive























NJOFTIM
“Bashkëpunim ndërmjet OSHC-ve dhe grupeve të ish-viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje për fuqizimin ekonomik të viktimave”
Duke iu referuar Udhëzuesit të Aplikantëve të botuar në kuadër të Thirrjes për Projekt Propozime të Skemës së Sub-Granteve të hapur në kuadër të projektit “Bashkëpunimi ndërmjet OShC-ve dhe grupeve të ish viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje për fuqizimin ekonomik të viktimave” të financuar nga Bashkimi Evropian, Komiteti Drejtues i Grantit ju informon se data e njoftimit të aplikantëve fitues është shtyrë dhe do të jetë 25 Qershor 2019.
Modifikimet lidhur me afatet kohore do të pasqyrohen edhe në Udhëzuesin e Aplikantëve.
Sinqerisht,
Komiteti Drejtues i Grantit

rikujtese

THIRRJE PËR PROJEKT PROPOZIME

“Qendra për Përkujdesjen e Familjes dhe Fëmijës“ (KMOP) – Greqi, në bashkëpunim me “Të Ndryshëm & Të Barabartë” (D&E) kërkojnë projekt propozime për ri-integrimin e ish-viktimave të trafikimit dhe/ose dhunës në familje në Shqipëri, me mbështetje financiare nga projekti “Bashkëpunimi ndërmjet OSHC-ve dhe grupeve të ish-viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje për fuqizimin ekonomik të viktimave” financuar nga Bashkimi Europian. Objektivat kryesore të këtij projekti të financuar nga BE, si pjesë e Programit për Mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile dhe Media-s 2016-2017 janë:

  • Të vlerësojë kapacitetet dhe të mundësojë zhvillimin e OSHC-ve, si organizata por edhe si ofrues të mbështetjes për të mbijetuarat e trafikimit dhe dhunës në familje, përmes trajnimeve, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave pozitive si dhe publikimeve të raporteve që do të përkrahin të drejtat e tyre.
  • Të mbështesë fuqizimin ekonomik të të mbijetuarave nga trafikimi dhe dhuna, përmes një skeme të vogël grantesh e cila do të financojë një sërë nismash të reja dhe efektive të fuqizimit ekonomik.
  • Të krijojë një rrjet referimi dhe vetë-mbështetjeje të të mbijetuarave përmes implementimit to një programi mbështetës i cili do të trajnojë të mbijetuarat si të bëhen mentore dhe aktiviste.

Paketa e aplikimit e cila përfshin dhe “Udhëzuesin për Aplikantët” me informacionet përkatëse për kërkesat dhe proçedurën e aplikimit është e disponueshme në faqet e internetit si vijojnë: www.kmop.gr, www.differentandequal.org dhe ne faqen e projektit www.bashkeperfuqizim.eu.
Thirrja do të qëndrojë e hapur për një periudhë dy-mujore, nga 18 Mars 2019 deri më 17 Maj 2019.
Nëpërmjet skemës së nën-granteve, projekti do të financojë projekte të mesme, sipas fushës përkatëse tematike. Buxheti i përgjithshëm për Thirrjen për Projekt Propozime është 126,314.00 EURO.
Qendra për Përkujdesjen e Familjes dhe Fëmijës (KMOP) synon të financojë të paktën 7 (shtatë) projekte, të cilat duhet të variojnë sipas shumave minimale dhe maksimale si mëposhtë:

Minimumi: 10.000 EUR
Maksimumi: 20.000 EUR
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve eshtë data 17 Maj 2019, ora lokale 17.00.
Skema e nën-granteve është e dedikuar për organizatat lokale të shoqërisë civile që janë të rregjistruara dhe veprojnë në Tiranë, Kukës, Dibër dhe Sarandë.
28 Mars 2019 partnerët e projektit do të organizojnë një sesion informues 1-ditor në Tiranë për aplikantët potencialë për grante për t’i informuar për Thirrjen dhe për të dhënë udhëzime në zhvillimin e suksesshëm të propozimeve për grante. Një njoftim paraprak do të bëhet në ditët në vazhdim për vendin, axhendën etj.
Aplikantët inkurajohen të informojnë Autoritetin Nën-Grantues (përfaqësuar nga KMOP) nëse ata do të aplikojnë për Skemën e Nën-Granteve duke dërguar një e-mail në adresën sgm@kmop.eu brenda datës 5 Prill 2019.
Aneksi 1 Forma e Aplikimit
Aneksi 2 dhe 3_Deklarata nga aplikanti kryesor_mandati final
Annex 4_Budget_Proposal_Form
Aneksi 5 KORNIZA LOGJIKE PËR PROJEKTIN
Udhezime per aplikantet final