Home > Njoftime

Tiranë, 23 Mars  2018

TERMAT E REFERENCËS

Ekspert për Vlerësimin e Kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile

Projekti  

Bashkëpunimi ndërmjet OShC-ve dhe grupeve të ish-viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje për fuqizimin ekonomik të viktimave

 

Pozicioni Ekspert
Aktiviteti Vlerësimi i kapaciteteve të OSHC-ve si organizata dhe në lidhje me ofrimin e mbështetjes së viktimave
Vendi Tiranë
Kohëzgjatja Mars 2018 – Gusht 2018

 

Background i pozicionit:

Qendra për Familjen dhe Fëmijën (KMOP) është një nga organizatat jofitimprurëse më të vjetra greke, me mbi 40 vjet eksperiencë në mbështetjen e grupeve të disavantazhuara. KMOP është e angazhuar për ta bërë botën më të mirë dhe ka një përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përvojë me skemat e grant-dhënies në rajonin e Ballkanit.

“Të Ndryshëm & Të Barabartë” është një organizatë jo-fitimprurëse e përkushtuar për të dhënë shërbime cilësore për ri/integrimin e viktimave të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të abuzimit, dhe për të përmirësuar kontekstin ligjor, institucional dhe social për të parandaluar dhe luftuar këto shkelje të të drejtave të njeriut.

Qëllimi i  projektit është të lehtësojë riintegrimin social-ekonomik të ish viktimave të trafikimit dhe / ose dhunës në familje në Shqipëri, shumë prej të cilave jetojnë në Tiranë, Kukës, Dibër dhe Sarandë.

Ky projekt do tju ofrojë OShC-ve mundësinë të ngrenë  kapacitetet e tyre të funksionimit si organizma në mbështetje të viktimave. Kjo do të realizohet përmes trajnimit, mbështetjes për punësim, mentorim si edhe  një skeme grantesh për të propozuar dhe zbatuar modele të fuqizimit ekonomik për ish viktimat e trafikimit dhe / ose dhunës.

Projekti do të ofrojë mbështetje specifike për organizatën e viktimave ‘Shoqatën e Vajzave dhe Grave Shqiptare” për të ndërtuar një profil të mirëfilltë  dhe për të zgjeruar mbështetjen për antarët e saj.

Objektivat e pozicionit të punës:

Qëllimi kryesor i pozicionit të punës është krijimi dhe përdorimi i një instrumenti për vlerësimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri për të ofruar shërbime për viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje.

Objektivat përfshijnë: a) rritjen e ndërgjegjësimit të organizatave mbi domosdoshmërinë e pasjes së kapaciteteve minimale të nevojshme për të ofruar shërbime për viktimat; b) drejtimin e procesit të këtij projekti që mbështet procesin e ndërtimit të kapaciteteve të organizatave drejt punës efektive, të sigurt dhe etike me viktimat; c) zgjerimin e kapaciteteve të mbështetjes së viktimave përtej zonave tradicionale gjeografike të mbështetjes dhe profileve tradicionale të organizatave që u shërbejnë viktimave d) krijimi i kërkesave Minimale të Kapacitetit Organizativ për OSHC-të për të ndihmuar viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje.

Përgjegjësit kryesore të ekspertit përfshijnë:

Duke punuar ngushtë me Koordinatorin për Zhvillimin e Kapaciteteve të OSHC-ve dhe me udhëzimin e përgjithshëm të Koordinatorit,  eksperit do të jetë përgjegjës për:

  • Zhvillimi I një Mjeti për Vlerësimin e Kapaciteteve (CAT) dhe një Plan pune për krerjen e Vlerësimit të kapaciteve dhe nevojave aktuale të Organizatave të Shoqërisë Civile për të funksionuar si anëtarë të shoqërisë civile dhe ofrues së shërbimeve për viktimat;
  • Ndihmon Koordinatorin e Ngritjes së Kapaciteteve të OSHC-ve në rritjen e interesit të organizatave për të marrë pjesë në vlerësimin dhe përdorimin e CAT;
  • Hartimi I udhëzimeve për kryerjen e vlerësimit dhe trajnimi I anëtarëve të skuadrës të vlerësimit.
  • Kryerja e vlerësimit duke përdorur mjetin e zhvilluar;
  • Hartimi I Raportit të Vlerësimit të Kapaciteteve të OSHC-ve duke përfshirë Kërkesat Minimale të Kapaciteteve Organizative për OShC-të që duan të ofrojnë shërbime për viktimat e trafikimit dhe për ta përmirësuar atë pas konsultimit me ekipin e projektit dhe pjesëmarrësit në vlerësim;

Dorëzimi :

  • Metoda e Vlerësimit të Kapacitetit (CAT) – 30 prill 2018
  • Udhëzimi për kryerjen e vlerësimit – 15 maj 2018
  • Mbledhja e informacionit – pyetësorët, fokus – grupet, intervistat etj. – 15 korrik 2018
  • Draft Raporti I Vlerësimit të Kapaciteteve të OSHC-ve, duke përfshirë draftin e kapaciteteve minimale organizative – 30 korrik
  • Kërkesat për OSHC-të – 15 gusht 2018
  • Raporti Final I Vlerësimit duke përfshirë Kërkesa tMinimale- 30 Gusht 2018

Kualifikimet:

  • Background I shkëlqyer akademik – diplomë Bachelor, një diplomë Master ose PhD do të konsiderohet si avantazh.
  • Përvoja ta mëparshme pune në organizata lokale apo ndërkombëtare.
  •  Përvoja e mëparshme në kryerjen e vlerësimeve dhe vlerësimeve të ngritjes së kapaciteteve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të orientuar veten në fushën e antitrafikimit/ politikat antitrafikim;
  • Aftësi të forta analitike dhe aftësi për të menduar në mënyrë kritike;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe aftësi për ndërtimin e ekipeve;
  • Aftësi të forta ndërpersonale, prezantuese dhe komunikuese;

NJOFTIM PUNE

Ky është një njoftim punë në kuadër të projektit “Bashkëpunimi ndërmjet OSHC-ve dhe grupeve të ish-viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje për fuqizimin ekonomik të viktimave që po zbatohet nga Qendra për Familjen dhe Fëmijën (KMOP) dhe organizata “Të Ndryshëm & TË Barabartë” (D&E).

KMOP dhe D&E po kërkojnë një ekspert të motivuar për ngritjen e kapacitetit të organizatave të shoqërisë civile.

Përgjegjësitë:

  • Kryerja e vlerësimit të kapaciteteve të OShC-ve si organizata dhe në lidhje me ofrimin e mbështetjes së ish viktimave:
    • Zhvillimi i Instrumentit të Vlerësimit të Kapaciteteve të OShC-së për të vlerësuar kapacitetet dhe nevojat e OSHC-ve në dy nivele: Si anëtarë të shoqërisë civile dhe si ofrues i mbështetjes së ish viktimave.
    • Hartimi dhe elaborimi i Raportit të Vlerësimit të Kapaciteteve të OSHC-ve.
    • Zhvillimi i Kritereve Minimale mbi Kapacitetin Organizativ të OSHC-të.
    • Përgatitja e “Udhëzuesit për zhvillimin e Zgjidhjeve Inovative dhe Efektive të Fuqizimit Ekonomik”
    • Krijimi i “aleancave formale inovative” për fuqizimin socio-ekonomik të viktimave përmes konsultimeve me aktorët kryesore si: Mekanizmi Kombëtar i Referimit (MKR), Koordinatori Kombëtar i Anti-Trafikimit dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve sociale.
    • Zhvillimi dhe realizimi i programit të trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për OSHC.
    • Zhvillimi i programit për ngritjen e kapaciteteve për OSHC-të lokale me qëllim kryesor për të rritur kapacitetin e tyre në lehtësimin e riintegrimit të ish viktimave përmes punësimit, dhe
    • Ofrimi i dy seminareve 3-ditore për ngritjen e kapaciteteve të përfaqsuesve të shoqërisë OSHC-e.

Kërkesat:

  • Background i shkëlqyer akademik – diplomë Bachelor, një diplomë Master ose PhD do të konsiderohet si avantazh.
  • Përvojë e mëparshme pune në organizata lokale apo ndërkombëtare.
  • Përvojë e mëparshme profesionale si ekspert për çështje të lidhura me organizatat e shoqërisë civile.
  • Përvojë e mëparshme në punën me donatorët ndërkombëtarë.
  • Personalitet i organizuar mirë, i aftë për t’i dhënë përparësi detyrave.
  • Aftësi të forta analitike dhe të menduar kritik.
  • Aftësi të forta të punës në ekip.
  • Aftësi të forta ndërpersonale, prezantuese dhe komunikuese.
  • Aftësi të forta menaxheriale dhe të menaxhimit të kohës.
  • Njohuri të avancuara të MS Office suite
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (në të folur dhe shkruar).

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV tuaj në adresen e emailit: different&equal@icc-al.org