Titulli i projektit: “Fuqizimi i stafit që punon me viktimat e trafikimit për të parandaluar traumën dytësore dhe konsumimin profesional”
Qëllimi i përgjithshëm: Të mbështesë profesionistët që punojnë me viktimat e trafikimit për të parandaluar traumën dytësore dhe konsumimin profesional.
Objektivat specifikë:
– Përmirësimi i strategjive për parandalimin e traumave sekondare dhe konsumimin profesional për të paktën 40 punonjës të strehëzave që punojnë me viktimat e trafikimit
– Të përgatisë dhe publikojë një udhëzues për parandalimin e traumave dytësore dhe konsumimin profesional
– Të rrisë aftësitë e stafit të KKSAT për t’u përballur me sfidat dhe rastet e vështira të trafikimit
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Përgatitja e një Udhëzuesi për parandalimin e traumave dytësore dhe konsumimin profesional tek profesionistët
- Organizimi i 2 workshop-eve për parandalimin e traumave dytësore dhe konsumimin profesional
- Organizimi i seancave të supervizimit për stafin e KKSAT
- Organizimi i 2 shkëmbimeve të përvojave ndërmjet stafeve të qendrave të KKSAT
- Organizimi i 2 trajnimeve për trajtimin e rasteve të vështira dhe çështjeve në Strehëza
Donator: Ambasada Amerikane Tiranë, Shqipëri
Project period: 1 Shtator 2023 – 31 Gusht 2024