Historia ime?! Nuk di ngat’iafilloj!Një baba që jeton 3500km
larg… që bëhet gjallë vetëm për të të kritikuar… një motër që ka njëmijë e një probleme me
një fëmjë të vogël e në nevojë për ndihmë…, pastaj unë… një vajzë e re… e brishtë në pamje,por me
një të kaluar tragjike dhe një të ardhme të pasigurt.
Nënën time nuk e kam njohur kurrë. Jam dhunuar sistematikisht prej njerkës sime. A e
dini cila ka qenë periudha kur jam ndjerë “ngrohtë“ në familjen time? Kur babi vinte e
përkujdesej për mua në spital ndërkohë që unë isha sëmurë. “Ti do të bëhesh mirë” –
më përsëriste shpesh, më përqafonte e më ushqente çdo ditë e çdo ditë. Ajo periudhe dashurie midis
nesh përfundoi sapo u shërova. Njerka vazhdonte dhunën e babi kritikat.
Isha vetëm 14 vjec kur së bashku me motrën u larguam nga shtëpia… Netë të tëra nëpër klube e nën
efektin e drogës e alkolit… sa e trishtë…!
Kur më në fund mendova që realizova ëndrrën time duke gjetur një punë filloi edhe makthi. Aty njoha një djalë, i cili pasi më bëri të dashurohem pas tij, më kërkoi që ta ndjeknë një shtet tjetër për të punuar disa muaj në biznesin e tij në mënyrë që të rimëkëmbeshim ekonomikisht. Vendosa ta ndjek pa e ditur çfarë më priste pas gjithë kësaj dashurie. Ai më shet e më dorëzon tek një
person tjetër. Më mbanin të mbyllur e darkave mëçonin në lokalin e tyre të prostituoja. Më dhunonin çdo ditë. Kaluan pak muaj e mëçuan në një bar tjetër.
Gjithçka vazhdonte po njëlloj…frikë… dhunë…abuzim…tmerr…
Doja të shpëtoja por nuk dija se si. Më në fund njoha dikë, një djalë, të cilit i kërkova ndihmë. Iu luta të gjej një makinë e të më çojë direkt në polici. Kaloi shumë pak kohë dhe ia dolëm. Pas 12 orësh në polici më zhvendosin në një Qendër e pas saj në Organizatën ‘Tëndryshëm&TëBarabartë’. Ndihem me fat, ndihem si në familje dhe bashkë me vajzat e tjera të qendrës kemi mundësinë të jetojmë si njerëz normalë. Këtu brenda kuptova që nuk e dua më drogën në jetën time e që do kërkoje dhe të rehabilitohem pranë një qendre dezintoksifikimi për t’ia dalë. Kuptova që shëndeti, familja dhe lumturia janë gjërat më të rëndësishme në këtë jetë.
Kam një mesazh për gjithë vajzat, e gratë viktima të trafikimit:
“Jeta nuk mbaron këtu, nuk është e nevojshme të qash e të ndihesh viktimë, duhet të kërkojmë ndihmë sa herë nevojitet sepse ka njerëz që mund të na vijnë në ndihmë, ka njerëz për të cilët ne nuk jemi thjesh “Viktima trafikimi’ por që afeksionohen pas ne e na mësojnë të duam. Nuk duhet
të ndihemi të dobëta sepse ajo cfarë I fuqizon trafikantët është ‘DOBESIA’ jonë.