Home > Projekte > Bashkëpunimi ndërmjet OShC-ve dhe grupeve të ish-viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje për fuqizimin ekonomik të viktimave

Partnerët e projektit:

Qendra për Familjen dhe Fëmijën (KMOP) është një nga organizatat jofitimprurëse më të vjetra greke, me mbi 40 vjet eksperiencë në mbështetjen e grupeve të disavantazhuara. KMOP është e angazhuar për ta bërë botën më të mirë dhe ka një përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përvojë me skemat e grant-dhënies në rajonin e Ballkanit.

“Të Ndryshëm & Të Barabartë” është një organizatë jo-fitimprurëse e përkushtuar për të dhënë shërbime cilësore për ri/integrimin e viktimave të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të abuzimit, dhe për të përmirësuar kontekstin ligjor, institucional dhe social për të parandaluar dhe luftuar këto shkelje të të drejtave të njeriut.

Objektivi i përgjithshëm: Të rritet roli i OSHC-ve në integrimin social – nëpërmjet punësimit – të grave që kanë qenë viktima të trafikimit dhe / ose dhunës në familje dhe të zgjerojnë mbulimin e tyre gjeografik – përmes arritjes në të gjithë vendin – me qëllim të krijimit të partneriteteve midis OSHC-të dhe grupet (formale dhe joformale) të viktimave të mëparshme të trafikimit dhe dhunës në familje.

Objektivat specifike:

  1. Të mundësojë OShC-të lokale të zbatojnë modele të fuqizimit ekonomik për ish viktimat e trafikimit dhe/ ose dhunës (gjithashtu) në zonat rurale dhe të largëta.
  2. Të mundësojë OSHC-të të kontribuojnë në mekanizmat lokalë dhe të mbështesin autoritetet lokale në përmbushjen e detyrimeve të tyre për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe trafikimit.
  3. Të shndërrojë Shoqatën e Vajzave dhe Grave Shqiptare (AAGW) në një OSHC aktive në ofrimin e mbështetjes për anëtarët e saj dhe zhvillimin e mjeteve për krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme të partneritetit ndërmjet autoriteteve lokale dhe qendrore, OSHC-ve dhe viktimave të mëparshme;
  4. Të shndërrohet AAGW në një burim mbështetje dhe profesionale për viktimat.
    5. Zbatimi i projekteve pilot dhe aktiviteteve që munësojnë bashkëpunimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në rrjetet e OSHC-ve.

 

Aktivitetet kryesore të projektit:

  1. Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve – Trajnimet e OShC-ve, shkëmbimet e praktikave më të mira, publikimi i raporteve hije.
  2. Mbështetja për fuqizimin ekonomik të ish viktimave të trafikimit dhe dhunës (skemë grantesh) – një sërë aktivitetesh për identifikimin dhe zbatimin e iniciativave inovative efektive të fuqizimit ekonomik për viktimat e trafikimit dhe dhunës.
  3. Rrjeti i Vetë-Mbështetjes dhe referimit – trajnimi i ish-viktimave për t’u bërë mentore, krijimi i programit të mbështetjes midis tyre.

Periudha: Shkurt 2018 – Janar 2021

Donator: Financuar nga Programi i Bashkimit Europian – EuropeAid  [Refernce: EuropeAid /155863/DD/ACT/AL; Project reference number: IPA/2017/155863-3/31