Home > Projekte > Përmirësimi i mirëqenies psiko-sociale të viktimave të trafikimit dhe abuzimit

Zonat e projektit: 
Zbatimi i projektit në Tiranë por përfitueset janë nga e gjithë Shqipëria

Qëllimi i përgjithshëm:

Rehabilitimi ndaj të gjitha formave të dhunës duke ofruar këshillim dhe aktivitete ku trajtohen
shëndeti dhe mirëqenia e të rejave pjesë e komunitetit, viktimat të trafikimit, viktima të mundshme trafikimi, viktima të abuzimit seksual dhe dhunës në familje nga mosha 15 deri 29
vjeç

Shtyllat kryesore të projektit:

Projekti ndërlidh ekspertizën e trajnerëve shqiptarë me ata të huaj në zhvillimin e 4 aktiviteteve madhore të cilat përmbajnë nga 5 sesione secila brenda tyre.

  • Aktiviteti i parë fokusohet në përdorimin e fitnes-it dhe ushtrimeve fizike midis tyre Pilates për krijimin e një lidhje me grupin e vajzave viktima të trafikimit, abuzimit dhe dhunës dhe më pas ndarjen e metodologjisë së përdorur me menaxherët e rasteve të viktimave të trafikimit, abuzimit dhe dhunës. Ushtrimet, përveçse përmirësimin e shëndetit fizik, kanë një qasje të integruar në çlirimin e traumës, por edhe lidhjen dhe ndërveprimin social të pjesëmarrësve me njëri – tjetrin.
  • Aktiviteti i dytë fokusohet në praktikat e menaxhimit të stresit dhe ndarjes së praktikave të vetë-rregullimit nëpërmjet sesioneve të krijuara nga eksperti për shëndetin mendor dhe mirëqënien emocionale.
  • Aktiviteti i tretë fokusohet në rëndësinë e mënyrës sesi ne marrim frymë, në çlirimin e ankthit dhe rregullimit të emocioneve dhe ndjesive. Kjo do të ndërlidhet me teknika të tjera si EFT (teknika e çlirimit të emocioneve) dhe meditimin.
  • Aktiviteti i katërt fokusohet në rëndësinë e Mindfulness dhe shkrimit (journaling) si një mënyrë për të rregulluar emocionet tona dhe përdorimin e muzikës dhe instrumenteve muzikore duke mbështetur dhe mirëqënien kulturore të të rejave.

Donator:

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR)/ Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Periudha:

8 Muaj