Home > Projekte > Rritja e kapaciteteve për ofrimin e ndihmës juridike falas për viktimat e krimit dhe individë të tjerë vulnerabël nëpërmjet fuqizimit të profesionistëve të ligjit dhe avokatisë “probono”

Zonat e projektit: 
Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi do të jenë zonat kryesore për zbatimin e projektit

Qëllimi i përgjithshëm:

Projekti ka për qëllim të ofrojë ndihmë juridike falas për viktimat e krimit dhe individët e margjinalizuar përmes kapaciteteve të organizatës “Different & Equal” dhe rrjetit të avokatëve “probono” në nivel kombëtar dhe vendor. Nëpërmjet këtij projekti D&E do të punojë edhe për rritjen e kapaciteteve vendore për referimin e rasteve me nevoja ligjore si dhe ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas, duke shfrytëzuar kapacitetet vendore, nëpërmjet profesionistëve të ligjit dhe avokatisë “probono”.

Objektivat specifik:

Objektivi 1 – Rritja e aksesit në drejtësi për viktimat e krimit dhe individët e margjinalizuar nëpërmjet ofrimit të ndihmës juridike falas nga avokatë profesionistë, të organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë” dhe rrjetit të avokatëve “probono”.

Objektivi 2 – Përmirësimi i sistemit të ofrimit të ndihmës juridike falas bazuar në funksionimin e rrjeteve lokale të referimit, me përfshirjen e të gjithë aktorëve vendorë përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas.

Objektivi 3 – Rritja e kapaciteteve dhe konsolidimi i avokatëve profesionistë të pavarur, si pjesë e rrjetit kombëtar të avokatëve “probono”.

Donator:

Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, zbatuar nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë

Kohëzgjatja:

Dhjetor 2022 – Nëntor 2023