Artikujt e fundit
Menaxhimi i stresit dhe vetrregullimi
“Të Ndryshëm & Të Barabartë” është organizatë shqiptare jofitimprurëse e krijuar në Maj të vitit 2004 që ofron shërbime riintegruese për viktimat shqiptare të trafikimit.
Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve të organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë” udhëhiqen dhe përmbushin linjat e strategjive dhe planeve të veprimit kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe detyrimet e organizatës si Anëtare e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për viktimat e trafikimit. Qysh prej 2004, “Të Ndryshëm & Të Barbartë” kontribuon në këto linja me:
- Shërbime për reintegrimin e viktimave shqiptare të trafikimit dhe fëmijëve të tyre përfshirë shërbime rezidenciale dhe komunitare;
- Aktivitete për lehtësimin dhe rritjen e aksesit të viktimave të trafikimit në shërbimet publike;
- Ndërgjegjësim i komunitetit për pasojat e trafikimit dhe të drejtat e viktimave të trafikimit;
- Aktivitete për vlerësimin e tregut formal të punës dhe rritjen e aksesit të viktimave në të;
- Mbështeje financiare dhe teknike për gjenerim të ardhurash dhe vetëpunësim;
- Trainime për OJF dhe institucione shtetërore;
- Studime dhe vlerësime të procesit të reintegrimit të viktimave të trafikimit;
- Pjesëmarrje në procesin e identifikimit të viktimave të trafikimit;
- Informim dhe konsulencë teknike për hartimin e akteve ligjore e nënligjore për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.