Home > Forum
Fondi i emergjencës...
 
Notifications
Clear all

Fondi i emergjencës Covid-19 “Arise Foundation” në mbështetje të familjeve të riskuara.

1 Posts
1 Users
0 Likes
3,182 Views
(@different-and-equal)
Admin
Joined: 4 years ago
Posts: 5
Topic starter  

Në përgjigje të nevojës si pasojë e situatës së krijuar  prej Covid-19  me mbështetjen e “Arise Foundation”  organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me  të gjitha  Pmf-të e Tiranës ka kontribuar  për t’ju  përgjigjur  të gjitha nevojave të ngutshme të shumë familjeve në nevojë.

Pjesë  e rasteve të ndihmuara kanë qënë  përfituese të programit të riintegrimit të “D&E”,  familje në nevojë përfshirë edhe komunitetin  Rom dhe Egjiptian gjithashtu edhe  persona që kanë kontaktuar përmes platformës #mëmirësëbashku.

Në një hark  kohor  një mujor  total janë shpërndarë 64 pako ushqimore ndër të cilat 38 pako për komunitetin Rom dhe Egjiptian, 9 pako ushqimore për rastet “D&E” që asistohen në apartamente, 5 raste të referuara nga platforma #mëmirësëbashku dhe  12 familje në Shkozë, Kashar, Tiranë të cilat kanë kanë pasur problematika të tilla si; dhunë në familje, probleme me shëndetin mendor,fizik, të prekur nga tëmeti, të pastrehë etj.

Gjatë shpërndarjes së ndihmave për të minimizuar ekspozimin ndaj virusit Covid-19, të gjithë punonjësit e PMF janë pajisur me të gjitha pajisjet e mbrojtjes kundër virusit Covid-19.

“Të Ndryshëm & Të Barabartë” falenderon  “Arise Foudation”  për mbështetjen e dhënë në realizimin e kësaj nisme të gjërë humanitare si dhe  në të njëtën kohë të gjitha  Pmf-të në Tiranë apo aktorët e tjerë që ndihmuan në implementimin e këtij projekti.


   
Quote

Leave a reply

Author Name

Author Email

Title *

 
Share: