Home > Other Publications > Ekspozita“Trafikimi në sytë e fëmijëve”

Në vijim të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Muajit Kundër Trafikimit të Personave, përsëri këtë vit, Zyra e Koordinatorit Kombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, në datë 24 tetor 2016 ora 10.00-16.00 dhe 25 tetor 2016 ora 13.00-16.30, organizuan tek Qendra Rinore e Tiranës pranë Rrugës së Kavajës, ekspozitën“Trafikimi në sytë e fëmijëve”, me piktura të realizuara nga fëmijët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në vend.

Një kënd i ekspozitës iu kushtu punimeve të viktimave të trafikimit të cilat nëpërmjet artit përcollen mesazhin e tyre për këtë fenomen.
Në datën 25 tetor, ora 13.00, pranë kësaj qendre,u organizua ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për punimet më të mira.

Në kuadër të konkursit  për vizatimin/pikturën më të mirë në ekspozitën “Trafikimi në sytë e fëmijëve”, Different & Equal u vlerësua me cmimin e dytë nga Caritasi Shqiptar.

Të pranishëm në ndarjen e cmimeve ishin Ministri i Punëve të Brëndshme Z. Saimir Tahiri, Zv.Ministre e Punëve të Brëndshme Znj. Elona Gjebrea si edhe Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit Znj. Nora Malaj.