Muaji Antitrafik/Dje u cel ekspozita ‘Trafikimi në sytë e fëmijëve’
Në kuadër të Muajit Antitrafik, Koordinatori Kombëtar Kundër Trafikimit celi ekspozitën “Trafikimi në sytë e fëmijëve”. Në ekspozitë janë paraqitur rreth 140 punime nga nxënës, të cilët kanë përshkruar me anë të pikturave e vizatimeve, fenomenin e trafikimit. Pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe D&E me piktura që përcillnin mesazhe nga vetë viktimat e trafikimit.
Sipas zv.ministres së Brendshme, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit, Rovena Voda, trafikimi i qënieve njerëzore është një çështje që shkon përtej kufijve, ndaj angazhimi kundër fenomenit duhet të jetë mbarë-shoqëror.