Home > Histori Suksesi > Askush nuk zgjedh të bëhet viktimë…

G. ishte si të gjithë por nuk trajtohej si çdokush. Përbuzej, dhunohej dhe vecohej pa dëshirën e tij. Iu desh të punonte që fëmijë për të ndihmuar familjen. Por kjo nuk mjaftonte edhe a e dini pse? Shpërblimi ndaj tij ishte druri. Një baba që vetëm dehej e ndihej i madhërishëm dhe i pakundështueshëm.

14 vjec, një nxënës i shkëlqyer i ndjerë përherë në trysninë e dhunës fizike dhe psikologjike vendos të largohet nga shtëpia

I ndodhur pa mbështetje, i përbuzur nga të gjithë, bie e pre e abuzimit dhe shfrytëzimit. Nuk e kishte menduar kurrë se kjo gjë mund ti ndodhte atij. Sa të vogël dhe të pafuqishëm e ndjente veten… Deri sa më në fund “dikush” i zgjati dorën për ta ndihmuar.