Home > Forum

Historia e Anes, mbeshtetja dhe sherbimet qe mori ne D&E  

  RSS

Alketa
(@alketa)
Member
Joined: 1 year  ago
Posts: 1
31/10/2017 10:42 am  

Në të ardhmen ajo dëshiron të hap restorantin e saj, por tani është vetëm 15 vjece. Ana eshte shfrytezuar që kur ishte vetëm 11 vjec, fqinji i saj ka abuzuar seksualisht me të e më pas edhe e ka trafikuar në Greqi.

Por Ana  nuk jeton më  me familjen e saj pas asaj që ndodhi.

Ishte shkëputur herët nga shkolla, për shkak së babai nuk kishte patur mundësi t’i blinte as  librat.  Vjazat e tjera në strehë e kanë mbështetur Anën vazhdimisht, duke e bërë atë të kuptojë që nuk është e vetme në këtë eksperiencë. Ajo u ndihmua të gjejë balancat psikologjike, të shërohej fizikisht dhe shpirtërisht, të takonte të afërmit e miqtë dhe t’i rikthehej jetës që dëshironte.

“Të  Ndryshëm & Të Barabartë” ndihmon rreth 100 vajza e djem si Ana cdo vit. Një paketë e plotë shërbimesh me tre faza, ofrohet  për të gjithë përfituesit bazuar në nevojat e tyre. Organizata është themeluar në 2004 dhe që prej asaj kohe, ka ofruar shërbime riintegruese për viktimat e trafikimit, viktima të mundshme trafikimit, abuzimit dhe dhunës.  Ka 5 fusha kryesore ku organizata jep kontributin e saj:

Ø  D&E ofron një paketë shërbimesh direkte riintegruese, për djem  dhe vajza, viktima të trafikimit dhe viktima të mundshme trafikimi, viktima abuzimi seksual apo dhune. Paketa përfshin strehimin e sigurt në strehëz, në apartamente me qera apo familje të origjinës, asistencë shëndetësore, psikologjike, ligjore, shkollim dhe kurse profesionale, rritje aftësive për jetën, intershipe  dhe punësim të sigurtë, mentorim, ndërmetësim me familjen.

Ø  D&E fokusohet në parandalim dhe ndërgjegjësim. Cdo vit organizohen një sërë aktivitetesh me shkollat, komunitetit, përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve shtetërore, me në fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e trafikimit, shfrytëzimit dhe dhunës seksuale.

Ø  D&E bën përpjekje të vazhdueshme në lobim dhe advokim për të drejtat e grupit vulnerabël që mbështet. Ky është një angazhim serioz dhe i vazhdueshëm  në përpjekjet  për të luftuar fenomenin e trafikimit dhe mbrojtur viktimat e këtij krimi.

Ø  Organizata ofron trajnime për organizata dhe institucione të ndryshme në cështje të lidhura me fenomenin e trafikimit dhe shërbimet riintegruese.

Ø  D&E punon vazhdimisht në rritje fondesh dhe konsolidim shërbimesh. Në kuadër të kësaj, prej disa vitesh organizata ka hapur nje biznes social ku përvec se gjenerohen të ardhura për të mbuluar paketat riintegruese, biznesi ofron dhe vënde pune për përfituesit/et e organizatës.    

Të gjitha shërbimet e listuara më lart, ofrohen me qëllim që vajzat dhe djemtë që mbështeten nga D&E të rifillojnë jetën dhe planet e lëna në mes.  Ana ka marrë shërbim psikologjik për një kohë të gjatë dhe tani është e stabilizuar, por ka ende shumë gjëra për t’u bërë. Gjëndja saj shëndetësore është trajtuar intensivisht dhe ka pasur përmirësime. Ajo është regjistruar në shkollë, dhe pas disa përpjekjeve nga ana e menaxherit të rastit dhe stafit të organizatës, ajo ka vizituar të afërmit dhe njerëzit e saj të dashur.  Ka nisur një kurs kuzhine për të realizuar ëndrrën e saj dhe është drejt diplomimit.

 Ana është e sigurtë tani, sic janë edhe rreth 100 përfitues/e të tjerë që asistohen cdo vit nga D&E.


ReplyQuote
Share:
  
Working

Please Login or Register