TERMA REFERENCE
Pozicioni: Mësuese e arsimit parashkollor
Kohëzgjatja e kontratës: 7 muaj
Vendi i punës: Apartament , Tiranë
Orari i punës: E Hënë – E premte: 15.00 – 20.30 E shtunë: 7.00 – 19.30
Arsimi: Arsim I Lartë, parashkollor / mësuesi/ infermieri / psikologji
Eksperiencë pune: Minimumi 7 vjet , në kopshte , çerdhe, qendra rezidenciale për fëmijët
Mosha: 35- 45 vjec
Gjinia: Femër
Statusi familjar: Martuar , me fëmijë
Kushte, kondita të tjera: Të mos ketë asnjë rekord të abuzimit, keqtrajtimit të fëmijëve
Përgjegjësi të përgjithshme:
Përgjegjësitë e përgjithshme janë të ngjashme me ato të marra nga të afërm të prindërve dhe përfshijnë : Kujdesi që fëmijët të ushqehen, të luajnë, të mos vriten apo dëmtohen, komunikimi me prindërit e fëmijëve dhe edukatorët e tyre kryesorë lidhur me mbarëvajtjen e fëmijëve, instruktimi dhe mbikëqyrja e mësueses ndihmëse dhe shoferit, kujdes ditor për ambjentin ku rrinë fëmijët, veprimi në përputhje me përshkrimin e punës, rregulloren e shtëpisë, dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e shërbimit, informimi në kohë i koordinatores së projektit, veprimi në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e fëmijëve.
Përgjegjesi specifike:
• Të njihet me fëmijën dhe prindin dhe të jetë në cdo kohë e azhornuar për gjendjen e fëmijës , dëshirat që prindi ka për edukimin dhe ushqyerjen e tij /saj;
• Të marrë pjesë si palë me përgjegjësi në hartimin e një kontrate kujdesi për fëmijët;
• Të kujdeset që fëmijët të ushqehen shëndetshëm dhe në kohën e duhur, duke hartuar dhe zbatuar një menu javore që përputhet me nevojat e tyre dhe për sa është e mundur dhe e shëndetshme, preferencat e tyre ;
• Të organizojë drejtojë dhe mbikëqyrë që fëmijët të kenë mjaftueshëm aktivitet fizik, edukativ dhe argëtues.
• Të njoftojë menjëherë prindin për cdo shqetësim që fëmija ka.
• Të kujdeset që fëmijët të cilët janë me mjekim të marrin mjekimin e duhur sipas instruksioneve të prindit;
• Të ndihmojë fëmijët të mbajnë higjenën e duhur në përputhje me moshën dhe kapacitetit ne tyre fizik dhe mendor: t’I ndihmojë të lahen, të vishen , t’u ndërrojë rrobat e lagura, pampers, dhe të informojë prindin për shqetësimet lidhur me higjenën e fëmijës;
• Të hartojë një plan mujor aktivitetesh lojrash edukative në shtëpi për fëmijët që është në përputhje dhe në funksion të aktiviteteve që secili fëmijë zhvillon në kopsht , cerdhe publike duke u konsultuar me koordinatoren e projektit.
• Të tregojë kujdes ndaj shenjave të problemeve emocionale apo zhvillimit që mund të shfaqin fëmijët që ndjekin alternativën e përkujdesit ditor, për ti sjellë këto probleme në vëmendjen e prindërve dhe të stafit përgjegjës të D&E dhe Plan & Go.
• Të njoftojë menjëherë koordinatoren/ asistenten e projektit për cdo shenjë të neglizhimit apo abuzimit të fëmijëve që vëren tek fëmijët;
• Të hapë për çdo fëmijë një ditar me shënime të përditshme mbi ushqyerjen shëndetin dhe aktivitetet e zhvilluara- që të tregojë progresin , rutinën dhe interesat e fëmijëv;
• Të mbajë për cdo fëmijë një kuti/ dosje me punimet e tij/saj dhe tja japë përmbajtjen e dosjes në baza mujre prindittë fëmijës;
• Të përgatisë dhe të dorëzojë tek koordinatorja e projektit përgatisë raporte progresi periodike për vijueshmërinë e fëmijëve që frekuentojnë “ shtëpinë” ;
• Detyra të tjera që mund të caktohen në varësi të situatës së fëmijës dhe prindit;
Cilësitë e kërkuara:
Aftësi komunikimi: Duhet të jetë në gjendje të flasë me prindërit dhe kolegët lidhur me mbarëvajtjen fizike dhe emocionale të fëmijës që ka në kujdes. Të ketë aftësi të mira të foluri për të informuar në mënyrë efektive dhe aftësi të mira të dëgjuari për të kuptuar instruksionet e prindërve.
Aftësi të mira vendim-marrëse: Duhet të ketë gjykim të mirë që tu përgjigjet situatave të emergjencës apo situatave të vështira.
Aftësi për të instruktuar: Duhet të jetë në gjendje të shpjegojë gjërat në një gjuhë që fëmijët mund të kuptojnë.
Aftësi ndërpersonale: Duhet të punojë mirë me njerëzit për të zhvilluar marrëdhënie të mira me prindërit , fëmijët dhe kolegët .
Durim: Duhet të jetë në gjendje tu përgjigjet situatave të ngarkuara dhe të vështira me qetësi.
Energji fizike: Duhet të jetë e fortë fizikisht për të përballuar ngarkesën fizike që ka puna me fëmijët .
Për të aplikuar: Mund të dergoni CV tuaj, dy referenca dhe një letër shoqëruese
përpara datës 7 Shkurt 2017.
Adresa e E-mail-it: different&equal@icc-al.org