Home > Projekte > Bashkëpunimi ndërmjet OShC-ve dhe grupeve të ish-viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje për fuqizimin ekonomik të viktimave

Periudha: Janar 2018 – Dhjetor 2019

Partnerët e projektit:

Qendra për Familjen dhe Fëmijën (KMOP) është një nga organizatat jofitimprurëse më të vjetra greke, me mbi 40 vjet eksperiencë në mbështetjen e grupeve të disavantazhuara. KMOP është e angazhuar për ta bërë botën më të mirë dhe ka një përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përvojë me skemat e grant-dhënies në rajonin e Ballkanit.

“Të Ndryshëm & Të Barabartë” është një organizatë jo-fitimprurëse e përkushtuar për të dhënë shërbime cilësore për ri/integrimin e viktimave të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të abuzimit, dhe për të përmirësuar kontekstin ligjor, institucional dhe social për të parandaluar dhe luftuar këto shkelje të të drejtave të njeriut.

Objektivi i përgjithshëm: Të rritet roli i OSHC-ve në integrimin social – nëpërmjet punësimit – të grave që kanë qenë viktima të trafikimit dhe / ose dhunës në familje dhe të zgjerojnë mbulimin e tyre gjeografik – përmes arritjes në të gjithë vendin – me qëllim të krijimit të partneriteteve midis OSHC-të dhe grupet (formale dhe joformale) të viktimave të mëparshme të trafikimit dhe dhunës në familje.

 

Objektivat specifike:

  1. Të zhvillojë kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së të mbijetuarave të trafikimit dhe dhunës në familje, përmes trajnimeve, mentorimit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave pozitive.
  2. Të mbështesë fuqizimin ekonomik të ish viktimave, nëpërmjet një skeme grant-dhënieje, e cila do të financojë një sërë nismash të reja dhe efektive të fuqizimit ekonomik.
  3. Krijimi i një rrjeti referimi dhe vetë-mbështetjeje të ish viktimave përmes trajnimit, mentorimit dhe ngritjes së kapaciteteve të antarëve për t’u aftësuar si mentore si mentore dhe aktiviste.

 

Periudha: Shkurt 2018 – Janar 2021

Donator: Financuar nga Bashkimi Europian, si pjesë e programit për Mbështetjen e Shoqërisë Civile dhe Medias 2016 -2017