Home > Postime Te Tjera > D&E / Flash Mob /Te rinjte e Tiranes

Dje, më 1 Qershor, 60 të rinj shpërndanë një mesazh ndërgjegjësues kundër trafikimit të qënieve njerëzore nëpërmjet kërcimit. “Flash Mob” ishte aktiviteti përmbyllës i të rinjve në kuadër të projektit “ Fuqizimi i të rinjve në rrezik për të zhvilluar fushata ndërgjegjësuese anti-trafikimi” i mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës Amerikane të Shteteve të Bashkuara.