Home > Projekte > Drejtësia është histori e vërtetë kur në plan të parë janë viktimat

Ky projekt është pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Objektivi i përgjithshëm: Sigurimi i një mbrojtje efektive dhe asistence ligjore për viktimat bazuar në përqasjen me në qëndër viktimat, si përgjigja më e mirë për gëzimin e të drejtave të tyre, dhe për të luftuar fenomenin në përgjithësi.

Qëllimi i projektit: Të ndihmojë dhe mbrojë viktimat e krimit (viktimat e trafikimit, viktimat e abuzimit seksual, viktimat e dhunës në familje), në mënyrë të veçantë viktimat e trafikimit nëpërmjet: ofrimit të ndihmës direkte dhe ndihmës ligjore falas; rritjes së kapacitetit të institucioneve të zbatimit të ligjit; rritjes së infomacionit për të drejtat e viktimave dhe aksesit në drejtësi; si dhe advokimit për të përmirësuar legjislacionin.

 

Aktivitete kryesore:

  • Ngritja dhe funksionimi i Linjës së Këshillimit ligjor falas për viktimat e krimit
  • Ndihma ndaj viktimave të krimit (viktima trafikimi, viktima të abuzimit seksual, viktima të dhunës në familje ) nëpërmjet linjës së këshillimit dhe ndihmës lidhore.
  • Trajnimi dhe mbështetje direkte për institucionet e zbatimit të ligjit mbi aspekte të mbrojtjes së viktimave të trafikimit dhe për aplikimin e kornizës ligjore duke përfshirë amendamentet e reja të aprovuara me ligjin e ri Nr. 36/30.03.2017.
  • Advokim për hartimin e një ligji specific që rregullon një paketë të plotë të të drejtave për viktimat e trafikimit.
  • Sesione informimi dhe aktivitete ndërgjegjësuese në qarqe të ndryshme për të drejtat e viktimave duke përfshirë informacion për ndryshimet e reja ligjore të aprovuara në kuadër të reformës në drejtësi.

 

Vendi ku zbatohet:   Projekti do të zbatohet në të gjithë Shqipërinë sipas nevojave të viktimave të trafikimit, dhunës në familje dhe abuzimit seksual, por disa aktivitete të vecanta janë planifikuar të organizohen në Tiranë, Elbasan, Fier, Kukes, Korcë, Dibër, duke përfshirë zonat rurale.

 

Periudha e zbatimit: Dhjetor 2017 – Korrik 2019

Donatorë: Bashkimi Evropian, zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara