Home > Projekte > Konsolidimi i Sistemeve për Fuqizimin e viktimave në Shqipëri @ Shkodёr (TVESA@Sh)

Kohëzgjatja: Maj 2022 – Prill 2025

Partnerët zbatues: D&E – Të Ndryshëm & Të Barabartë në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe KMOP -Qendra për Veprim Social dhe Inovacion (Greqi)

Financuar nga: Bashkimi Evropian në kuadër të programit “Mbështetja e BE-së për Përfshirjen Sociale në Shqipëri”

Projekti synon të ketë ndikim në kuptimin e nevojave dhe ofrimin e shërbimeve për të mbijetuarat e trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe politikat që ndikojnë në jetën e tyre.

Objektivi i projektit: Objektivi i projektit është të fuqizojë të mbijetuarat e trafikimit dhe dhunës me bazë gjinore duke përdorur punësimin si një mjet për përfshirjen sociale dhe përfshirjen sociale si një mjet për të arritur punësimin.

REZULTATET E PRITSHME TË PROJEKTIT:

  1. Rritjen e njohurive dhe përvojës së Bashkisë Shkodër për të hartuar dhe zbatuar ofrimin e shërbimeve sociale të integruara
  2. Rritjen e bashkëpunimit midis Shoqërisë Civile dhe bashkive
  3. Forcimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të strukturave të kujdesit social të Bashkisë Shkodër
  4. Rritjen e aftësive dhe njohurive të të mbijetuarave përmes ndërhyrjeve në arsimim dhe punësim
  5. Rritjen e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve privatë duke përfshirë sektorin e biznesit, shoqërisë civile dhe bashkisë