Qëllimi i projektit: Ky projekt do t’i ndihmojë fëmijët e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje që të marrin kujdesin e duhur pasdite dhe të rriten në një mjedis të qetë, të sigurtë dhe nën përkujdesje ashtu si fëmijët e tjerë.
Ky projekt ka 5 komponentë ndërhyrjeje:
1) vazhdimi i kujdesit mbasdite për fëmijët e nënave viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje në dy alternativat e ngritura nga D & E në Tiranë;
2) vlerësim dhe njohje e nevojave specifike të fëmijëve të viktimave të këtyre krimeve në Shqipëri;
3) Zhvillimi dhe zbatimit i Master Planit që adreson nevojat e këtyre fëmijëve;
4) ngritja e kapaciteteve të punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve për të njohur dhe adresuar nevojat specifike të fëmijëve të viktimave të trafikimit dhe dhunës bazuar në Manualin e menaxhimit të rasteve që do të përgatitet dhe pubilikohet në kuadër të këtij projekti;
5) Lobimi me politikbërësit për të përfshirë fëmijët e viktimave të trafikimit dhe dhunës në familje si një kategori e vecantë fëmijësh në nevojë për mbështetje.
Periudha: Janar 2018 – Dhjetor 2019