Home > Histori Suksesi > Së bashku mund t’a luftojmë trafikimin!

Quhem Ela.  Jam rritur në një familje ku dhuna ishte e zakonshme, ku të bërtiturat dhe shulpakat nuk numëroheshin…

Kur isha 16 vjec u mashtrova nga shoqet e mia. Nuk mendoja kurrë që mund të më vinte e keqja prej tyre.

Ata më mbajtën të mbyllur për muaj me rradhë.  Humba kontaktin me të gjithë, humba veten. Duhet të bëja çfarë më kërkonin. Nuk kisha zgjidhje tjetër… Motra dhe vëllai im ishin në rrezik. Do bëja gjithcka për t’i mbrojtur.

Munda të shpëtoj me ndërhyrjen e policisë.  Ata më dërguan në një qendër ndihme.  Isha e frikësuar, nuk i besoja më askujt.

Dalëngadalë me ndihmën e stafit fillova të kuptoj  që  kjo ishte mundësia ime për ta filluar nga e para. Fillova të afrohem me familjen time. Nuk e harroj telefonatën e parë me nënën time.. ne qamë shumë të dyja.

Organizata më ndihmoi të rifilloj shkollën, të ndjek një kurs profesional dhe më pas të punësohem.

Sot unë kam në dorë veten dhe jetën time.

Unë ja dola dhe pse rruga ime nuk ishte e lehtë.

Jam krenare për veten dhe falenderuese për gjithë ata që më kanë ndihmuar.

Do doja të dergoja një mesazh për gjithë ato vajza dhe gra që mund të jenë në situatë të vështirë.

Nuk është kurrë vonë për të kërkuar ndihmë. Ka njerëz dhe institucione që janë të gatshëm për t’ju ndihmuar.

Jeta jote vlen po aq sa jeta e çdokujt tjetër në botë!  Kur rri e heshtur  për një kohë të gjatë harron se ke një zë për të folur.

Por së bashku ne mund të bëhemi zëri yt,  të gjithë së bashku mund t’a luftojmë trafikimin!