Objektivi i përgjithshëm: Sigurimi i një mbrojtjeje efektive dhe mbështetjeje ligjore për
viktimat e trafikimit bazuar në qasjen pro- viktimave, si përgjigja më e mirë për të realizuar të
drejtat e tyre dhe për të luftuar fenomenin në përgjithësi.
Objektivat specifikë të projektit:
- Monitorimi i 10 rasteve (viktima të trafikimit – përfitues të D&E gjatë programit të
riintegrimit). - Sigurimi i informacionit dhe mbështetjes ligjore falas për viktimat përmes ndihmës së stafit të D&E (duke i informuar ata për të drejtat e tyre ligjore si viktima të trafikimit dhe përfaqësimi i tyre në Gjykatë).
- Krijimi i modeleve të suksesshme të mbrojtjes për viktimat e trafikimit bazuar në praktikat më të mira që vijnë nga monitorimi i çështjeve dhe ndihma direkte e ofruar në të gjitha procedurat e aplikuara;
- Hartimi i një raporti vlerësimi për nivelin e zbatimit të ligjeve në fuqi, performancën e
institucioneve shtetërore, për secilin rast të monitoruar. - Advokimi për përmirësimin e konteksteve ligjore dhe institucionale të vendosura për të siguruar një sistem të integruar për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, duke aplikuar qasjen pro-viktimave.
Kohëzgjatja: Gusht – Dhjetor 2019
Donatori: Bashkimi Evropian i zbatuar në bashkëpunim me Qendrën për Iniciativa Ligjore Qytetare