Home > Postime Te Tjera > Klubi i Kauzës Sociale

Klubi i Kauzës Sociale është një ambjent informal dedikuar të mbijetuarave të trafikimit dhe dhunës në familje. Përtej socializimit dhe përfshirjes në aktivitete të ndryshme aty ofrohen një kategori shërbimesh mbështetëse si mbledhje fondesh, mbështetje bashkëmoshatarësh mentorim dhe trajnime profesionale. Ky ambjent i përbashkët shërben dhe si një qendër burimore ku jepet informacion dhe realizohen një seri aktivitetesh:

Klubi i kujdesit  për veten

Një alternativë për tu kujdesur jo vetëm për pamjen e jashtme por edhe në kultivimin e disa shprehive që lidhen me higjenën dhe rutinën e përditshme. Edukim për t’i kushtuar kohë vetes me anë të ritualeve të thjeshta për t’u ndjerë sa më të kuruar estetikisht. Këshilla mbi grimin, flokët, thonjtë dhe gjithçka që duhet të dimë për kujdesin ndaj vetes.

Klubi i kujdesit për veten

Klubi i Artit

Të qënit kreativ është një mënyrë për të shpalosur talentin dhe për të realizuar gjëra të bukura. Një ndër format në të cilin ai aplikohet është dhe ndërtimi i bizhuterive të cilat nxisin interesin dhe pëlqimin e personave që janë të apasionuar pas tyre.

Klubi i Artit

Rrobaqepsi & Punëdore

Gjithkush do donte të ishte stilist i vetes së tij. Në Klubin social synohen dhe kurset profesionale mbi prerje/qepje dhe realizim veshjesh. Por jo vetëm kaq me anë të punimeve të dorës, vajzat mësojnë teknikat e të punuarit me grep e shtiza të trashëguara brez pas brezi.

Rrobaqepsi & Punëdore

Klubi i Kuzhinës

Në klubin tonë ka dhe një hapësirë kushtuar përgatitjes së recetave të ndryshme ku përfitueset ndajnë me njera- tjetrën gatimet nga zona të ndryshme. Mësojnë mbi sekretet për t’u bërë mjeshtër në shtrimin e tryezës dhe në të ushqyerin e shëndetshëm.

Klubi i Kuzhinës

Klubi  i  vizatimit për  të vegjëlit.

Përveç të mëdhenjëve në klubin social i jepet mundësi edhe vogëlushëve. Shumë prej tyre marin mësimet e para për pikturë duke e bërë këtë një eksperiencë stimuluese e cila vjen në formë argëtimi dhe teknikë terapeutike.

Klubi i vizatimit për të vegjëlit.

Klubi i Filmit

Sigurisht që brenda klubit nuk mund të mungonte një “Kinoklub” ku përfitueset çdo javë zgjedhin të shohin një film me një tematikë të caktuar.

Klubi i Filmit

Klubi i Hight-Tech

Për të facilituar nevojat e përfitueseve është vënë në funksion një kënd ku çdokush që ka nevojë për të pasur akses në internet, për të printuar mund ta realizoj pikërisht këtu. Përveç kësaj kjo hapësirë mund të jetë edhe një vend relaksi ku perfitueset mund të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar.

HIGHT TECH

Klubi i aftësive për Jetën

Ky klub synon të nxisë përfitueset për të zhvilluar aftësi në formimin e disa parimeve kyç në qasjen e një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të sigurt. Jepet informacion praktik mbi zbatimin e sjelljeve që parandalojnë sëmundje, dobësi dhe rreziqe të ndryshme për vete dhe për të tjerët. Ndërkohë i përgatit ato të socializohen dhe të sigurojnë një mjedis të shëndetshëm e bashkëpunues.

Aktivitete  grupi  të  organizuara  jashtë

Një tjetër formë për t’u shkëputur nga rutina e përditshme eshtë edhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme jashtë qëndrës së Klubit të Kauzës Sociale. Përfitueset zgjedhin si destinacion një vend i cili është preferencë e përbashkët duke bërë mundur njohjen e vendeve të reja dhe socializimin sa më shumë me njëra- tjetrën.