Home > Histori Suksesi > Ti ke te drejtë të zgjedhesh!!!

Kam lindur në një Fshat të vogël. Jetoja me prindërit dhe dy vëllezërit e mi. Isha shumë e vogël, në klasë të gjashtë kur mamaja ime mi preu ëndrrat e shkollës. Nuk e harroj kurrë momentin kur më tha: Ke bërë mjaft shkollë tani je e rritur e duhet të të gjej një burrë të martohesh. Këtu filluan edhe konfliktet e theksuara, më shante, me rrihte, më mbante si të burgosur vetëm brenda në shtëpi.  Fillova të mbyllesha në vetvete e vetëm qaja. Njëri nga vëllezërit nga martesa e parë e mamin më thoshte shpesh herë që do më dërgonte jashtë shtetit për të punuar atje.

U izolova e në një moment të vështirë tentova edhe ti jap fund jetës. E vuajta shumë shkëputjen nga shkolla e nga shoqëria, e vuajta  shumë dhunën dhe presionin e nënës dhe vëllait e mora guximin ti denoncoj duke kërkuar ndihmë në polici.

Sot jam kuzhiniere e përvec pasionit për gatimin kam mësuar të JETOJ me pasion gjithçka të bukur vjen në jetën time.

R. përfituese e D&E