Home > Projekte > “Fuqizimi i stafit që punon me viktimat e trafikimit për të parandaluar traumën dytësore dhe konsumimin profesional”

Titulli i projektit:
“Fuqizimi i stafit që punon me viktimat e trafikimit për të parandaluar traumën dytësore dhe konsumimin profesional”

Qëllimi i përgjithshëm:
Të mbështesë profesionistët që punojnë me viktimat e trafikimit për të parandaluar traumën dytësore dhe konsumimin profesional.

Objektivat specifikë:
– Përmirësimi i strategjive për parandalimin e traumave sekondare dhe konsumimin profesional për të paktën 40 punonjës të strehëzave që punojnë me viktimat e trafikimit
– Të përgatisë dhe publikojë një udhëzues për parandalimin e traumave dytësore dhe konsumimin profesional
– Të rrisë aftësitë e stafit të KKSAT për t’u përballur me sfidat dhe rastet e vështira të trafikimit

Aktivitetet kryesore të projektit:

1. Përgatitja e një Udhëzuesi për parandalimin e traumave dytësore dhe konsumimin profesional tek profesionistët
2. Organizimi i 2 workshop-eve për parandalimin e traumave dytësore dhe konsumimin profesional
3. Organizimi i seancave të supervizimit për stafin e KKSAT
4. Organizimi i 2 shkëmbimeve të përvojave ndërmjet stafeve të qendrave të KKSAT
5. Organizimi i 2 trajnimeve për trajtimin e rasteve të vështira dhe çështjeve në Strehëza

Donator: Ambasada Amerikane Tiranë, Shqipëri

Project period: 1 Shtator 2023 – 31 Gusht 2024