Home > Histori Suksesi

SI DO MUNDESHA T’I JAP NJËÇMIM “LIRISË”?!

Historia ime?! Nuk di ngat’iafilloj!Një baba që jeton 3500km
larg… që bëhet gjallë vetëm për të të kritikuar… një motër që ka njëmijë e një probleme me
një fëmjë të vogël e në nevojë për ndihmë…, pastaj unë… një vajzë e re… e brishtë në pamje,por me
një të kaluar tragjike dhe një të ardhme të pasigurt.

Nënën time nuk e kam njohur kurrë. Jam dhunuar sistematikisht prej njerkës sime. A e
dini cila ka qenë periudha kur jam ndjerë “ngrohtë“ në familjen time? Kur babi vinte e
përkujdesej për mua në spital ndërkohë që unë isha sëmurë. “Ti do të bëhesh mirë” –
më përsëriste shpesh, më përqafonte e më ushqente çdo ditë e çdo ditë. Ajo periudhe dashurie midis
nesh përfundoi sapo u shërova. Njerka vazhdonte dhunën e babi kritikat.

Isha vetëm 14 vjec kur së bashku me motrën u larguam nga shtëpia… Netë të tëra nëpër klube e nën
efektin e drogës e alkolit… sa e trishtë…!Lexo me shume

Mira: Një histori mbijetese

Mira pati një fejesë të madhe me shume të ftuar, nga të dyja familjet. Pas një farë kohe, ajo dhe i “fejuari” i saj, vendosin të largohen nga Shqipëria, në një nga shtetet e Bashkimit Europian, ku do të kishin një jetë më të mirë. Por shumë shpejt, “i fejuari” e detyron me dhunë dhe me kërcënime nga më të ndryshmet, për të prostituar. E frikësuar për familjen e saj dhe e gjetur pa asnjë mbështetje, Mira I nënshtrohet fatit. Kalvari i vuajtjeve ishte i pafund. Cdo ditë trafikanti do të gjente një arsye për ta keqtrajtuar dhe për ti kujtuar se ajo i përkiste atij. Një ditë kur Mira ishte lënë vetëm, ajo merr guximin për të shkuar në polici. Aty kërkon ndihmë dhe denoncon trafikantin e bashkëpuntorët e tij. “Ende sot nuk e kuptoj ku e gjeta forcën për të bërë atë veprim- shprehet ajo- kur unë, në fakt, dridhesha vetëm kur dëgjoja zërin e tij në telefon.” Pas kthimit në Shqipëri, ajo kërkon ndihmë pranë organizates sonë, për t’u asistuar me shërbime riintegruese. Si pasojë e trafikimit, Mira kishte probleme të shumta emocionale, psikologjike e shëndetësore, duke shfaqur herë pas herë edhe shenja depresioni. Ky do të ishte edhe objektivi i parë i planit të ndihmës së ofruar për të, nga ekipi shume disiplinësh I organizatës, pra stabilizimi i gjendjes së saj psikologjike dhe shëndetësore. Me ndërmjetësimin e D&E, ajo do të rindërtonte gradualisht marrëdhëniet me anëtarët e familjes, të cilat, pothuajse ishin shkëputur gjatë periudhës së trafikimit. Mira donte të ishte e zonja t’ia dilte vetë dhe të jetonte në mënyrë të pavarur: D&E e ndihmoi atë të ndiqte një kurs profesional dhe më tej, e mbështeti për të hapur një biznes të vogël, të cilin ajo vazhdon ende ta menaxhojë me sukses. Sot është krenare për veten dhe për gjithçka që ka arritur të bëjë. Lexo me shume