Home > Projekte > “Fuqizojmë Komunitetin në Bashkinë Lezhë” – Faza I

Titulli i projektit: “Fuqizojmë Komunitetin në Bashkinë Lezhë” – Faza I

Zonat e projektit: Bashkia Lezhë

Qëllimi i përgjithshëm:
Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojmë individë nga komunitetet vulnerabël, përfshirë gratë dhe vajzat, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit në Bashkinë Lezhë.

Objektivat e projektit janë:
– Krijimi i një modeli të qëndrueshëm të qendrës për fuqizimin e komunitetit dhe shërbime për gratë dhe burrat më vulnerabël, duke përfshirë zhvillimin e mjeteve dhe mekanizmave për qëndrueshmërinë, monitorimin dhe vlerësimin e shërbimeve nëpërmjet partneriteteve me aktorë lokal publikë dhe jopublikë;
– Të forcohet fuqizimi i komuniteteve lokale të cenueshme përmes shkëmbimit të informacionit, referimit dhe rritjes së koordinimit dhe qasjes shumësektoriale;
– Sigurimi i shërbimeve mbështetëse të integruara të kujdesit social të aksesueshëm dhe të barabartë sipas nevojave të grave dhe burrave më të rrezikuar.

Prioritete:
• Mbështetja e ndërtimit të qëndrueshmërisë së komuniteteve vulnerabël në Bashkinë Lezhë
• Krijimi i një modeli të edukimit familjar për kujdesin ndaj fëmijëve
• Ngritja e një Qendre për Fuqizimin e Komunitetit në Bashkinë Lezhë që mund: të ofrojë mbështetje për fuqizim; zhvendosja e qasjes tek grupet vulnerabël dhe; shërbejnë si model për bashkitë e tjera
• Përmirësimi i kohezionit social të komunitetit në Bashkinë Lezhë
• Fuqizimi i individëve dhe familjeve
• Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve të mbështetjes sociale në Bashkinë Lezhë
• Forcimi i rrjetit të fuqizimit të komunitetit me aktorë të interesuara
• Standardizimi i punës për fuqizimin e komunitetit dhe transparencën e menaxhimit

Nënprioritete:
• Identifikimi i nevojave, sigurimi i referimit dhe ofrimi i mbështetjes së hershme për individët dhe familjet
• Sigurimi i mbështetjes së duhur afatgjatë për viktimat e DHBGJ dhe DHF, fëmijët e abuzuar ose shfrytëzuar, individët me aftësi të kufizuara, përfshirë familjet e tyre
• Ofrimi i mbështetjes për zhvillimin e aftësive për jetën dhe punën për individët dhe familjet
• Sigurimi i mbështetjes për fuqizimin ekonomik për viktimat e DHBGJ dhe DHF
• Ofrimi i shërbimeve të ndryshme për fëmijët duke përfshirë shërbime të veçanta për fëmijët e nënave të vetme dhe viktimat e DHBGJ dhe DhF
• Asistencë dhe shërbime të specializuara për individët me aftësi të kufizuara
• Parandalimi i abuzimeve dhe rreziqeve të tjera për individë në Bashkinë Lezhë
• Krijimi i shërbimeve lëvizëse dhe mbështetjes në terren për individët dhe familjet në zonat e largëta dhe rurale
• Zhvillimi i sistemit të këshillimit dhe referimit në distancë përmes linjës telefonike të ndihmës
• Rritja e bashkëpunimit ndërsektorial dhe mbështetjes për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje sociale

Donator: Financar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Lezhë dhe organizatës “Të Ndryshëm & Të Barabartë”.

Project period: Tetor 2023 –Prill 2024