Home > Projekte > “Ofrimi i programeve të riintegrimit ekonomik për gratë e mbijetuara të dhunës, duke përfshirë gratë nga grupet vulnerabël në bashkitë e synuara në Shqipëri”

Titulli i projektit: “Ofrimi i programeve të riintegrimit ekonomik për gratë e mbijetuara të dhunës, duke përfshirë gratë nga grupet vulnerabël në bashkitë e synuara në Shqipëri”

Zonat e projektit: Kamëz, Krujë, Cërrik, Gramsh, Vlorë, Fier dhe Lushnje

Qëllimi i përgjithshëm: Forcimi I kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore për të ofruar shërbime afatgjata rehabilitimi dhe riintegrimi për të mbijetuarit e dhunës në familje.

Aktivitetet kryesore të projektit:
Projekti do të ofrojë programe të riintegrimit ekonomik për gratë e mbijetuara të dhunës, duke përfshirë gratë nga grupet vulnerabël në bashkitë e qarqeve Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Vlorë, përmes bashkëpunimit me autoritetet vendore, MKR-të, Koordinatorët Vendorë kundër Dhunës në Familje. Bashkitë Kamëz, Krujë, Cërrik, Gramsh, Vlorë, Fier dhe Lushnje. Të ndryshëm dhe të barabartë (D&E) përmes zbatimit të këtij projekti do të ofrojë asistencë riintegrimi për të mbijetuarit e DHBGJ përmes një përfshirje më të mirë të autoriteteve vendore dhe ofruesve të shërbimeve në asistencë dhe riintegrim për të mbijetuarit e GBV; zhvillimin dhe zbatimin e planeve socio-ekonomike të riintegrimit nëpërmjet trajnimit, mentorimit dhe avokimit për ta bërë Modelin e Riintegrimit një pjesë integrale të kornizës së politikave në nivel kombëtar; aktivitete ndërgjegjësuese për të promovuar mundësitë.

>Aktvitetet që do të organizohet gjatë zbatimit të projektit, përfshijnë:
• Mbështetja e bashkive për të zhvilluar plane socio-ekonomike të riintegrimit për gratë viktima të dhunës në familje dhe të gjitha format e tjera të dhunës.
• Ofrimi i mbështetjes së individualizuar dhe shërbimeve të riintegrimit për viktimat e DHBGJ –së që janë gjithëpërfshirës, afatgjata bazuar në nevojat e tyre dhe në përputhje me planet e tyre të riintegrimi
• Ofrimi i mentorimit dhe trajnimit të vazhdueshëm për autoritetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile për të pilotuar zbatimin e planeve socio-ekonomike.
• Monitorimi i ngushtë i zbatimit të planeve (përfshirë alokimin e buxheteve specifike). Tryeza me profesionistë do të organizohen për zbatimin e planeve socio-ekonomike për të mbijetuarit e DHBGJ-së, si dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të zhvilluar rekomandime për zgjerimin dhe aplikimin e kësaj nisme në Bashkitë e tjera të Shqipërisë.
• Organizimi i aktiviteteve të ndërgjegjësimit me gratë dhe vajzat, veçanërisht të mbijetuarat e dhunës nga zonat rurale dhe të thella, mbi informimin rreth këtyre programeve.

Donator: Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara “Fund Dhunës ndaj Grave” Faza II e financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UN Women, UNDP dhe UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare”.

Periudha: Tetor 2023 – Korrik 2025